Ndodh mrekullia nga uragani Milton në Florida, mes frikës dhe panikut 22-vjeçarja sjell në jetë foshnjën e saj

Ndryshe

Ndodh mrekullia nga uragani Milton në Florida, mes frikës dhe panikut 22-vjeçarja sjell në jetë foshnjën e saj

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Një mrekulli ka ndodhur në Florida pasi një foshnjë ka lindur gjatë uraganit Milton, që bëri ‘kërdinë’ në disa shtete të SHBA-ve.

Një 22-vjeçare lindi mëngjesin e kësaj të premte në Port Charlotte, Florida. Fatmirësisht nëna e re nuk ishte e vetme në shtëpi, por së bashku me nënë dhe partnerin e saj, të cilët u nisën drejt spitalit.

Në një intervistë për NBC News ajo u shpreh se “Isha shumë nervoze, nuk dija çfarë të bëja. Kështu ishte dhe partneri im, i cili në vitin 2017 ka humbur babain nga uragani Irma”.

 

“Është një fëmijë mrekullie ”, tha 22-vjeçarja. Po atë natë gjashtë foshnja të tjera lindën në dy spitalet e qytetit gjatë uraganit Milton që goditi Florida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat