Një rus thuhet se ka mbijetuar për dy muaj në det duke lëvizur me një varkë në Oqeanin Paqësor sepse ishte shumë në mbipeshë, ka thënë ish-gruaja e tij.
Mikhail Pichugin, u shpëtua nga peshkatarët të hënën në mbrëmje.
Një video e shpëtimit të tij në brigjet e largëta lindore të Rusisë tregoi 46-vjeçarin që dukej i çorientuar dhe i dobët.
“Unë nuk kam shumë forcë”, tha ai.
Yekaterina Aksenova, ish-bashkëshortja e Pichugin, tha për mediat ruse se ai kishte qenë 100 kilogram kur u nis për në udhëtimin e tij të peshkimit, por në kohën kur u shpëtua, ai kishte humbur gjysmën e peshës së tij të trupit. Ajo tha se barku i tij mund ta ketë shpëtuar.
Pas shpëtimit të tij, Pichugin u dërgua në qytetin e Magadan.