Iluzionet optike janë argëtuese, por ato gjithashtu testojnë aftësitë tona të perceptimit dhe vëmendjes ndaj detajeve, duke na detyruar të fokusohemi në një imazh dhe të testojmë trurin tonë.
Këto enigma të zgjuara vijnë në të gjitha format dhe madhësitë, nga imazhe komplekse që na kërkojnë të zbulojmë disa detaje të vogla, te enigmat që duken sikur janë një gjë në shikim të parë, përpara se të bëhen diçka krejtësisht e ndryshme.
Për të zgjidhur një engimë që po qarkullon së fundmi ju duhet një sy i mirë për detaje.
Imazhi tregon një skenë pylli me pemë dhe bimë në nuanca të ndryshme të gjelbër.
Ju duhet të vini në provë aftësitë tuaja në mënyrë që të provoni të dalloni drerët që fshihen në pyll – nëse mund ta bëni atë në më pak se 10 sekonda, do të jeni ndër më të shpejtët për ta bërë këtë.