Një rast i çuditshëm ka ndodhur para disa ditësh në Turqi.
Një burrit, banka ia kishte transferuar gabimisht 7 milionë dollarë në llogari.
Ozkan Aydik, kur u zgjua mëngjesin e 23 tetorit u habit me atë se çka pa.
Ai kur e hapi aplikacionin bankar, për ta paguar obligimin e gazit, u çudit me shifrat.
Aydik, një punëtor i pastrimit i cili jeton në provincen e Golcukler, e njoftoi menjëherë bankën.
Mediat turke raportojnë se 42 vjeçari shkoj menjherë në zyret e kësaj banke dhe ua sqaroi situatën atyre.
Burri në deklaratën e tij tha se “i ktheu paratë se është haram”.
Por, ai nuk mundi ta kuptoj se si ato para erdhën në llogarinë e tij.