Zakonisht janë pikturat dhe skulpturat ato që bëjnë lajm kur bëhet fjalë për “vjedhje me vlerë të lartë”.
Megjithatë, Neal’s Yard Dairy, një shpërndarës dhe shitës me pakicë i djathit britanik me bazë në Borough Market të Londrës, është “mashtruar” me vlerë rreth 350 mijë euro djathë artizanal, shkruajnë mediat britanike.
Në një deklaratë, Policia Metropolitane tha: “Të hënën, më 21 tetor, ne morëm një raport për vjedhjen e një sasie të madhe djathi nga një prodhues me qendër në Southwark. Hetimet po vijojnë”.
Sipas një deklarate nga Neal’s Yard Dairy, “Vlera e lartë monetare e këtyre djathërave ka të ngjarë t’i bëjë ata një objektiv të veçantë për hajdutët”.
“Kompania tani po merr hapa për të siguruar stabilitetin e saj financiar dhe zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit të djathit artizanal britanik”.
Si ndodhi grabitja e djathit?
Një mashtrues i sofistikuar u paraqit si agjent i një distributori francez, i njohur në tregtinë e djathit në Evropë për organizimin e ngjarjeve të mëdha artizanale të djathit.
Pasi mashtroi Neal’s Yard Dairy për të dorëzuar djathin, hajduti u largua me 950 “pako rrota djathi” që peshonin 24 tonë.
Bëhet e ditur se mashtruesit paraqitën një marrëveshje të hartuar me përpikmëri, të kompletuar me kushte gjithëpërfshirëse pagese.