Nëse Berlini duhet t’ia kthejë Egjiptit bustin e mbretëreshës Nefertiti, është një çështje e kahershme, temë e cila është rikthyer edhe tash kur janë nismuar iniciativa serioze për këtë synim.
Nga Egjipti kërkohet që autoritetet gjermane ta kthejnë më në fund skulpturën e cila tash e më shumë se 100 vjet gjendet në Berlin. Autoritetet gjermane refuzojnë ta bëjnë këtë dhe thonë se skulptura do të qëndrojë aty ky është.
Çmimi i skulpturës llogaritet të jetë 400 milionë euro, dhe është një prej artefakteve më të njohura të Egjiptit të lashtë. Prej vitit 1922, ky bust tre mijë e 370 vjet i vjetër gjendet në Berlin.
Tashme dhe atë jo për herë të parë vjen kërkesa nga Egjipti që Gjermania ta kthejë në vendin e vet.