Ky burrë u zgjua nga koma duke menduar se ishte viti 1980 - s’e njohu gruan e as djalin

Ndryshe

Ky burrë u zgjua nga koma duke menduar se ishte viti 1980 - s’e njohu gruan e as djalin

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 11:08
Luciano D’Adamo, 68 vjeç, nga Italia, nuk e njohu gruan e as djalin e tij kur erdhën për ta vizituar pasi ai rifitoi vetëdijen.

Një burrë ra në koma në vitin 2019 pasi pësoi një goditje gjatë një aksidenti dhe së fundmi u zgjua duke menduar se ishte në vitin 1980 dhe se mosha e tij ishte 23 vjet.

Luciano D’Adamo, 68 vjeç, nga Italia, nuk e njohu gruan e as djalin e tij kur erdhën për ta vizituar pasi ai rifitoi vetëdijen.

Italiani as që e dinte që nëna e tij kishte vdekur, pasi i kërkoi mjekut që ta telefononte kur është zgjuar, shkruan Metro.

“Kam marrë vesh se nëna ime ka vdekur dhe as që mbaj mend kur shkova në funeralin e saj”, tha ai në një intervistë të fundit me të përditshmen italiane Corriere Della Sera. D’Adamo nuk e mbante mend të ishte i martuar, duke i thënë mjekut të tij se kishte një të dashur 19-vjeçare.

Kur një grua e moshuar hyri dhe iu drejtua si Luciano, 68-vjeçari mbeti pa fjalë dhe nuk mund ta besonte se ajo ishte në të vërtetë gruaja e tij.

Në mënyrë të ngjashme, ai nuk e kuptonte se si një burrë 30-vjeçar mund të ishte djali i tij.

Duke folur për takimin, D’Adamo tha: “Pas një kohe hyn një djalë, i gjithë i shqetësuar dhe më thotë “Përshëndetje babi, si je?”. “Djali qenka i çmendur,” mendova. Ai duhet të ketë qenë 30, si mund të jetë djali im që kur unë jam njëzet e tre?”.

D’adamo u trondit gjithashtu kur u pa në pasqyrë dhe pa se nuk ishte më një burrë 23-vjeçar.

Fatkeqësisht, 68-vjeçari besoi se ishte viti 1980, që do të thotë se 39 vite të jetës së tij ishin fshirë nga kujtesa.

“Për mua, ishte 20 mars 1980”, tha D’Adamo.

Ngjarja e vërtetë ndodhi më 6 shkurt 2019 teksa D’Adamo po hidhte mbeturina në një kosh jashtë vendit të tij të punës kur u përplas nga një veturë.

Mjekët ende po e ndihmojnë D’Adamon të rikthejë jetën e tij normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat