Çfarë zhgënjimi! Tempulli ‘i lashtë’ kinez ishte një mashtrim i madh

Ndryshe

Çfarë zhgënjimi! Tempulli ‘i lashtë’ kinez ishte një mashtrim i madh

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 08:05
Tempulli ‘i lashtë’ kinez

Një formacion i lashtë shkëmbor me pamje nga qyteti që admirohej nga turistët dhe vendasit në Shenzen të Kinës, ka rezultuar i zbrazët nga brenda, në skandalin më të fundit të atraksioneve të rreme turistike.

Formacioni qëndronte në majë të një mali dhe tërhiqte shumë vizitorë prej promovimit nga autoritetet lokale. Por ishin vetë turistët që bënë zbulimin, kur panë se vendi në malin Wutong “ishte mbyllur për punime”.

Shumë prej tyre vinin për të parë natyrën e lulëzuar malore me pamje spektakolare të qytetit poshtë saj, teksa në majë gjendet “guri masiv” në buzë të humnerës ku turistët bënin foto e video.

Por një vizitor zbuloi se në fakt guri ishte i krijuar nga njeriu, i zbrazët dhe me struktura ndërtimi nga brenda.

Zyra turistike e Wutong kishte nxjerrë njoftimin më 25 tetor se zona rreth shkëmbit do të mbyllet për punime rinovimi.

Por dy ekskursionistë që arritën në majë, filmuan gurin që ishte rrethuar me gardh dhe u zhgënjyen kur panë ai ishte i rremë.

Guri që supozohej se ishte natyror, kishte një vrimë të madhe në anë, nga ku shihej struktura e brendshme me tulla e jo me gurë.

Një person shpërndante pamjet në rrjetet sociale kineze duke shkruar: “Doemos që mali është mbyllur për rinovime, kjo sepse shkëmbi i madh rezulton i rremë”.

Zyrtarët raportohet se pranuan që shkëmbi ishte ndërtuar në 2004 me çelik dhe çimento për të imituar gurin natyral.

Ata shtojnë se punimet përfundojnë në 28 nëntor, por nuk dihet nëse do të ketë të tjerë që do ta vizitojnë pas ekspozimit të strukturës si diçka e rreme.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët kinezë ekspozohen për atraksione të rreme apo dhe kafshë të rreme ekzotike në kopshtet zoologjikë.

Në qershor një ujëvarë e famshme kineze u zbulua se nuk kishte më ujë përveç tubacioneve të vendosura nga zyrtarët e turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat