Burri nga Massachusetts i ShBA-së, Amro Elbehisy, fitoi 100 mijë dollarë nga një biletë lotarie që e mori falas në një promovim.
Bileta “Mass Cash”, të cilën e mori në Corner Store në Everett si pjesë e fushatës “Rake in the Winnings”, u tregua me fat për Elbehisyn, i cili në shortin e 21 tetorit qëlloi të gjitha pesë numrat fitues: 3, 5, 9, 17 dhe 19.
Promovimi, që zgjati nga 1 deri më 30 tetor, i jepte lojtarëve një biletë falas “Mass Cash” nëse shpenzonin 5 dollarë ose më shumë për një biletë.
Fitorja e Elbehisyt është një shembull i vërtetë i fatit të papritur!