Shkuan për muaj mjalti, përfundojnë duke shpëtuar 20 fëmijë nga zjarri

Ndryshe

Shkuan për muaj mjalti, përfundojnë duke shpëtuar 20 fëmijë nga zjarri

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 23:35
Çifti

Ky është Davidi. Ai është 38 vjeç. Ai jeton në Bristol, SHBA. Gjithë familja janë zjarrfikës, duhet të provojë edhe ai, është në gjakun e tij.

Ai sapo u martua, gjithçka që mendon është muaji i mjaltit.

Është viti 2022.

David dhe Doran fluturojnë për në Barcelonë. Ata e shijojnë qytetin, janë të lumtur, të dashuruar. Ata dalin për darkë.

Ata ecin, ata qeshin.

Ata dëgjojnë britma.

Përballë tyre ndodhet një godinë e përfshirë nga flakët. Ka gra që ikin, dikush përpiqet të shuajë zjarrin, por tymi po mbyt. Davidi nuk e di se çfarë nuk shkon me të, trupi i tij lëviz vetë. Vrapon dhe hidhet në flakë. Doran e ndjek atë. Është ferr brenda. Zjarr, tym, një burrë ikën në panik. Davidi shikon përreth dhe ndihet i ngrirë.

Janë njëzet fëmijë që ende flenë në krevat e tyre. Nuk është një pallat, është një çerdhe. Zemra i rreh shpejt, adrenalina e pushton. I zgjon të vegjlit, i merr, i vendos me radhë, i tërheq djepat në flakë. Ai dhe Doran marrin rrugën për t’i nxjerrë jashtë. Tymi ju mbush mushkëritë. Davidi nuk po merr frymë. Është gati të shembet. Nuk forëzohet,por i shtrëngon dorën fëmijës së fundit dhe e nxjerr nga ai ferr.

Ai e hedh veten në tokë.

Doran është në krah të tij. Ka mbaruar, e kanë bërë. Njerëzit duartrokasin. David dhe Doran janë të shtangur, emocional, nuk e kuptojnë çfarë ka ndodhur. Pasi mbaron muaji i mjaltit ata kthehen në shtëpi. Gazetat spanjolle flasin për to. Të afërmit dhe miqtë duan të dinë gjithçka. Davidi pastron fytin.

“Mendoj se do të jem vullnetar për zjarrfikësin.”,thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat