Mesazhi në shishe gjendet në liqen pas 26 vjetësh

Ndryshe

Mesazhi në shishe gjendet në liqen pas 26 vjetësh

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 09:28
Mesazhi i përkiste Van Eyk

Një mesazh në shishe, hedhur në liqenin e Ontarios si pjesë e një projekti shkollor, është gjetur nga një nxënës i po së njëjtës shkollë pas 26 vjetësh.

Makenzie Van Eyk, nxënëse në klasën e katërt në Shkollën Katolike “Shën Gjoni Pagëzuesi” në Belle River, kishte hedhur mesazhin në liqenin St. Clair në vitin 1998. Shishja u gjet nga River Vandenberg, nxënës aktual në kopshtin e fëmijëve të së njëjtës shkollë, gjatë një vizite në plazh me gjyshen e tij.

Mesazhi i përkiste Van Eyk, e cila shkruante për ujin në Liqenet e Mëdha, duke iu referuar një libri që ata kishin lexuar në klasë. Shishja u dërgua në shkollë dhe mesazhi u lexua në klasën e katërt ku ishte edhe vajza e Makenzie, Scarlet.

“U habita krejtësisht kur e dëgjova”, tha Scarlet për CBC News. Makenzie pranoi se shpesh kishte menduar për mesazhin e saj dhe ishte emocionuar të mësonte se më në fund ishte gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat