Arsyet e vdekjes së mistershme në dëborë të modeles së ‘Vogue’ të martuar me bankierin Rothschild

Ndryshe

Arsyet e vdekjes së mistershme në dëborë të modeles së ‘Vogue’ të martuar me bankierin Rothschild

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 16:13
Jeannette May

Fillimisht ngjarja dukej vetëm si një aksident tragjik. Por katërmbëdhjetë muaj pasi u zhduken gjatë një stuhie dëbore në Italinë qendrore, trupat e britanikes Jeannette May dhe e shoqërueses së saj Gabriella Guerin u gjetën në një rrëpirë pylli nga një burrë që gjuante për derra të egër.

Por në vend që kjo të zgjidhte misterin e asaj që kishte ndodhur, shtoi më shumë pyetje për zhdukjen e pashpjeguar.

Ish-modelja që martuar më parë me bankierin ndërkombëtar Evelyn de Rothschild, këshilltar financiar i mbretëreshës Elizabeth, dhe gruaja mbante ende emrin e tij.

Tashmë 44 vjet pas vdekjes policia italiane kanë rihapur hetimet për zhdukjen e Lady de Rothschild në stuhinë italiane të vitit 1980.

Jeanette Bishop May, e njohur si Lady de Rothschild, dhe ish-modelja Gabriella Guerin, u zhduken gjatë një stuhie dëbore në rajonin italian Marche në nëntor 1980.

Kërkimet e shumta për dyshen dështuan dhe pas 14 muajsh trupat e gjetur ishin ngacmuar nga kafshët e egra dhe nuk jepnin shpresë për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Por tashmë vdekja e pashpjeguar e aristokrates dhe e sekretares së saj ka ngritur teori të shumta të lidhura me mafian, kontrabandën e artit në Romë, Vatikanin dhe me vrasjen e një koleksionisti të njohur italian në Romë në 1982.

Kësaj jave policia e Macerata tha se do të dëgjonte dëshmitë e 12 qytetarëve që i njihnin gratë.

Shumë nga teoritë e mohuara tashmë pritet të përsëriten, së bashku me pyetjet “Përse pikërisht tani?” apo cila eshtë shpresa e zbardhjes së çështjes pas katër dekadave.

Prokurori italian Giovanni Fabrizio Narbone nuk tregon saktësisht përse është rihapur çështja e vjetër.

“Kemi lexuar deklaratat dhe vlerësuar ekzistencën e kontradiktave, prandaj mendojmë se kemi shanse të zbulojmë shkaqet dhe autorët”, tha ai.

Jeanette Bishop May u martua me bankierin Evelyn De Rothschild, nga viti 1966 deri më 1971, para se të divorcohej me të e të martohej me biznesmenin Stephen May.

Vendasi Nazzareno Venanzi, një nga njerëzit e fundit që kishte parë gjallë Lady de Rothschild tha asokohe për mediat: “Në mëngjes ajo më tregoi një tendë që pëlqente për shtëpinë e saj”.

“Pimë diçka para dreke dhe më pas më kërkoi nëse doja t’i shoqëroja në shëtitjen malore në darkë. Unë refuzova se isha i zënë, por më pas mësova se ato nuk ishin kthyer në hotel dhe njoftova policinë|.”

“Ajo ishte magjepsëse, ish-modele dhe sjellje të rafinuara, vetëm pas vdekjes mësova se ishte famshme në Angli, ish-gruaja e bankierit Rothschild”, thotë dëshmitari sipas Daily Mail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat