Truku që përdor kamerierja për të marrë bakshish më të madh

Ndryshe

Truku që përdor kamerierja për të marrë bakshish më të madh

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 17:38
Kamerierja

Një kamariere nga Spanja e quajtur Rakel ndau një video në profilin e saj në TikTok vitin e kaluar që është bërë sërish virale, duke treguar një truk që ajo përdor për të siguruar që klientët t’i lënë asaj një bakshish më të madh – pa e ditur ata.

Kamerierja, e cila ndan rregullisht këshilla të dobishme për kamarierët dhe rrëfen përvojat e saj në punë, shpjegoi se e gjithë kjo lidhet me kusurin që kamarierët ua kthejnë klientëve.

Përkatësisht, ajo rekomandon që në vend që kamerierët t’ia kthejnë pjesën tjetër, p.sh., me një monedhë 1 euro, pjesën tjetër ta kthejnë – me centë.

“Mos u jepni monedha një euro dhe pesëdhjetë cent, sepse ata i marrin ato monedha. Megjithatë, nëse u ktheni më shumë monedha të vogla (p.sh. 10 ose 20 cent), klientët nuk shqetësohen t’i marrin ato, por do t’i lënë ato”, shpjegoi kamarierja.

Ndonëse ajo pranon se ky truk nuk funksionon gjithmonë, pasi disa klientë e marrin të gjithë kusurin pavarësisht se me çfarë monedhash kthehet, ajo pretendon se truku funksionon pothuajse në të gjitha rastet.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat