Çifti më i vjetër i të sapomartuarve në botë hyn në librin e rekordeve Guinness

Ndryshe

Çifti më i vjetër i të sapomartuarve në botë hyn në librin e rekordeve Guinness

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 10:04
Marjorie Fiterman dhe Bernie Littman

Marjorie Fiterman dhe Bernie Littman gjetën dashurinë në shtëpinë e të moshuarve në Filadelfia, pas humbjes së bashkëshortëve të tyre. Dhe pas lidhjes që kishte nisur nëntë vite më parë, ata u bënë çifti më i vjetër i porsamartuar në botë.

Ata u shpallën çifti më i moshuar i sapomartuar në botë, sipas Guinness World Records.

Me 102 dhe 100 vjet, historia e tyre fillon që nga koha e universitetit në Pensilvani. Ajo studioi për mësuesi, ndërsa ai për inxhinieri, dhe rrugët e tyre nuk u kryqëzuan derisa të dy përfunduan në të njëjtin azil, vetëm disa metra larg njëri-tjetrit, pasi secili kishte kaluar mbi 60 vite i martuar.

Një festë me kostume ishte momenti i parë që i afroi. Takimet filluan në vakte dhe aktivitete, dhe lidhja e tyre u forcua veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19, kur ata u mbështetën te njëri-tjetri.

Mbesa e Littman, Sarah Sicherman, thotë se ata janë “me fat që u gjetën dhe mbështesin njëri-tjetrin.” Në maj, ata vendosën të martoheshin, duke thyer paragjykimet se mosha ishte pengesë për një hap të tillë.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat