Pasagjerja e frikësuar mendon se aeroplani po rrëzohet, por objekti i çuditshëm që stjuardesat i dhanë kishte një kuptim tjetër

Ndryshe

Pasagjerja e frikësuar mendon se aeroplani po rrëzohet, por objekti i çuditshëm që stjuardesat i dhanë kishte një kuptim tjetër

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 11:11
E hutuar, ajo tha “A po vdesim”, pak përpara se aeroplani të goditej nga turbulencat.

Një pasagjere nervoze ishte e bindur se aeroplani i saj po rrëzohej kur stjuardesat filluan t’u shpërndanin një objekt shumë të veçantë udhëtarëve.

Gruaja polake, Jula Vadini, e cila po udhëtonte për në San Jose Del Guaviare në Kolumbi, publikoi një video në TikTok të momentit kur ekuipazhi i fluturimit filloi të shpërndante qirinj elektronikë në të gjithë aeroplanin.

E hutuar, ajo tha “A po vdesim”, pak përpara se aeroplani të goditej nga turbulencat.

@jula.vadini Colombians, is it usual for companies to give out candles? 🕯️ I was on my way to San Jose de Guaviare ! #flight #planeincident #plane #crash #turbulence #colombia #bogota ♬ original sound - jula.vadini

“Tani isha e bindur pse na dhanë qirinj sepse e dinin që do të rrëzoheshim”, shtoi Vadini.

Më pas, një njoftim piloti në spanjisht u tha pasagjerëve t’i kushtonin “vëmendje të veçantë” udhëzimeve të mëtejshme, përcjell Telegrafi.

“Pengesa gjuhësore me të vërtetë nuk më ndihmoi”, shkroi ajo në Instagram.

Për fat të mirë, fluturimi i Vadinit u ul pa ndonjë dramë të vërtetë. Ajo mësoi menjëherë se kishte një shpjegim logjik edhe për qirinjtë.

“Rezulton se kjo është një traditë kolumbiane në 7 dhjetor”, vazhdoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat