Astronautët e bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës kanë dërguar një mesazh me rastin e Krishtlindjeve.
Sunita Williams, Barry Wilmore, Don Pettit dhe Nick Hague u nisën në hapësirë më 5 qershor në atë që do të ishte një mision testimi tetë-ditor.
Por anija kozmike Starliner e prodhuar nga Boeing pësoi disa probleme teknike dhe që atëherë nuk ka qenë në gjendje të kthehet.
Në video-mesazhin, të regjistruar më 23 dhjetor, Hague thotë: “Sezoni i festave, ka të bëjë me kalimin e kohës me miqtë, familjen dhe njerëzit e dashur – këtë vit ne do të jemi në orbitë larg tyre, kështu që duam të dërgojmë Gëzuar Krishtlindjet tona nga zemra dhe shpresojmë të keni një festë të mrekullueshme.”