Dixon Handshaw mendoi se ai ishte një fëmijë i vetëm për pjesën më të madhe të jetës së tij. Por dekada pasi u birësua, 75-vjeçari mësoi se ka një grusht vëllezërish e motrash, të cilët i takoi pikërisht në kohën e pushimeve.
Gjatë fundjavës që lamë pas, Handshaw, i cili jeton në Karolinën e Veriut, fluturoi për në Rochester, Nju Jork, ku takoi disa nga gjysmë-vëllezërit e tij përpara festës vjetore të Krishtlindjeve të familjes.
“Gjatë gjithë jetës sime, kam ëndërruar të kem vëllezër e motra diku”, tha Handshaw për CNN, e cila kapi takimin e parë të vëllezërve e motrave në aeroport të premten. “Kjo është mrekullia ime e Krishtlindjeve.”
Të shtunën, Handshaw takoi mbi 50 të afërm që ai nuk e dinte se ekzistonin deri në fillim të këtij viti, tha ai për CNN të martën. Mbledhja, e cila përfshinte kushërinjtë dhe fëmijët e tyre, ishte një surprizë e mirëpritur për Handshaw, i cili ishte fëmija i vetëm për prindërit e tij birësues dhe nuk ka fëmijë të tij.
“Unë kurrë nuk kam takuar dikë që ndan ADN-në time,” tha Handshaw. “Ishte e mrekullueshme. Unë kurrë nuk kam ndjerë një derdhje të tillë dashurie të pakushtëzuar sa kam pasur nga familja ime e re.”