Shëruesja bullgare që besohet të ketë parashikuar disa prej ngjarjeve më tronditëse të historisë – përshirë vdekjen e Princeshës Diana, sulmet e 11 Shtatorit dhe krizën në rritje të klimës – ka bërë parashikime që prekin edhe vitin 2025.
Viti i ardhshëm pritet të jetë i mbushur me zbulime shkencore tronditëse dhe fatkeqësi natyrore vdekjeprurëse, sipas mistikes së verbër Baba Vanga.
E njohur gjithashtu si "Nostradamusi i Ballkanit," Baba Vanga, emri i vërtetë i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova, fitoi famë në Evropën Lindore në mesin e shekullit të XX për aftësitë e saj të supozuara për të parashikuar të ardhmen. Ajo lindi në vitin 1911 dhe humbi shikimin në moshën 12-vjeçare pas një stuhie që përshkoi fshatin e saj, duke pretenduar se kjo ngjarje i dha fuqinë për të parë të ardhmen. Para vdekjes në vitin 1996, ajo shkroi parashikime deri në vitin 5079.
Edhe pse interpretimet e parashikimeve të saj janë të diskutueshme, Baba Vanga ka fituar një rreth adhuruesish të cilët janë të bindur se ajo kishte një aftësi unike për të parë larg në të ardhmen. Ja çfarë parashikon Baba Vanga për vitin 2025:
Do të takojmë më në fund alienët
Alienët janë temë debati prej shekujsh, por Baba Vanga parashikon se viti 2025 do të shënojë momentin kur njerëzit do të hasin krijesa jashtëtokësore. Ajo besonte se ky takim do të ndodhte në rrethana të çuditshme – me prezantimin e parë që do të realizohej gjatë një ngjarjeje të madhe sportive.
Leximi i mendjes
Ndër zbulimet e shumta shkencore që pritet të ndodhin vitin e ardhshëm, Baba Vanga besonte se studiuesit do të zbulojnë sekretet e leximit të mendjes, duke bërë përparime të mëdha në kuptimin e funksionimit të trurit të njeriut. Kjo do të hapë mundësi për një komunikim të ndërthurur mes njerëzve duke përdorur vetëm valët e tyre të trurit.
Pavarësisht polemikave dhe interpretimeve të ndryshme, parashikimet e Baba Vanga-s vazhdojnë të intrigojnë një audiencë të gjerë. Si do të ndikojnë këto zhvillime të mundshme në jetën tuaj? Vetë koha do të tregojë.