Një piranja vegjetariane nga Amazona dhe një dinosaur fluturues, i gjetur në ishullin Skye, janë ndër speciet e panjohura më parë për shkencën, që janë emërtuar këtë vit.
Shkencëtarët e Muzeut të Historisë Natyrore (NHM) dhe partnerët e tyre në mbarë botën emërtuan pothuajse 200 specie në 12 muajt e fundit.
Gjetjet e reja përfshijnë një gjarpër nga Himalajet indiane të quajtur sipas aktorit dhe ambientalistit Leonardo DiCaprio dhe piranjas me emrin e zuzarit të “Lord Of The Rings”, Sauron për shkak të shenjave të tij portokalli dhe të zeza që i ngjajnë syrit.
Ky vit shënoi edhe emërtimin e dinosaurit më të plotë në Mbretërinë e Bashkuar të zbuluar në një shekull si Comptonatus chasei – kockat e të cilit u zbuluan në 2013 nga gjuetari lokal i fosileve, Nick Chase.
Ndërsa zbuluan listën për vitin 2024, shkencëtarët e NHM theksuan rëndësinë e emërtimit dhe përshkrimit të specieve për të kuptuar ekosistemet dhe se si ato ndikohen nga ndikimet e drejtuara nga njeriu.
Botanistja kryesore Sandra Knapp tha se ”çdo ekzemplar i vetëm në koleksionin tonë dhe çdo gjë e vetme me emër ka një narrativë dhe një histori të bashkangjitur me të dhe të kesh një emër të lejon të tregosh atë histori”.
”Ne nuk do ta kurojmë kancerin duke emërtuar një peshk të ri nga Amazona, por ai kontribuon në diskutimet tona se si e menaxhojmë mjedisin tonë dhe se si ecim përpara si specie midis specieve të tjera, sepse edhe ne jemi një specie”, shtoi ajo.
Adrian Glover, i cili punon në laboratorin e detit të thellë të NHM, tha se përtej shkencës së aplikuar dhe zgjidhjes së problemeve të shoqërisë moderne, “ka ende një element habie dhe zbulimi në atë që bëjmë”.
“Njerëzit dhe fëmijët vijnë në muze për t’u frymëzuar dhe mahnitur – kurioziteti natyror i njerëzve është i mahnitshëm”, theksoi ai.
Shkencëtarët emërtuan gjithashtu dy dinosaurë që hanin bimë – një sauropodomorf nga Zimbabve dhe një stegosaur nga Kina.