​Peshku i trashë sa një lopë shitet 1.3 milion dollarë në Japoni

Ndryshe

​Peshku i trashë sa një lopë shitet 1.3 milion dollarë në Japoni

Më: 5 janar 2025 Në ora: 21:31
Ilustrim

Një peshk me ngjyrë të kaltër u shit për 1.3 milion dollarë në ankandin e tregut Toyosu sot në Tokio, që është shuma e dytë më e lartë në histori.

Shitja e peshkut 276 kilogramësh simbolizon shpresën e japonezëve se vendi do të shërohet nga stagnacioni ekonomik, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.

Peshku u kap dje në brigjet e qytetit Oma, në veri të ishullit Honshu, në një nga vendet më prestigjioze për peshkimin e tonit japonez.

“Ai ishte i trashë sa një lopë”, ka rrëfyer peshkatari 73-vjeçar Masahiro Takeuchi për momentin e kapjes.

Një ton i kuq arriti në 2.1 milionë dollarë në 2019, çmimi më i lartë qe nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1999. Çmimet më pas ranë gjatë pandemisë COVID-19.

"Toni i parë këtë vit sjell fat. Ne duam t'i bëjmë njerëzit të lumtur me ushqim", tha Shinji Nagao, presidenti i restorantit që bleu peshkun me një ndërmjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat