Një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik të Sri Lankës dhe ka shkaktuar një ndërprerje totale të furnizimit me energji në të gjithë ishullin. Autoritetet raportojnë se vendi pësoi black out energjetik.
“Një majmun ra në kontakt me transformatorin tonë të rrjetit duke shkaktuar një çekuilibër në sistem,” u tha gazetarëve ministri i Energjisë Kumara Jayakody.
Incidenti ndodhi në një fshat në jug të kryeqytetit Colombo, tha ai. Energjia u rivendos në disa zona, me operacione që zgjatën afërsisht tre orë.
Ndërprerjet e fundit të mëdha të energjisë elektrike në ishull ndodhën në verën e vitit 2022. Kriza ekonomike që goditi vendin bëri që stacionet e karburanteve të boshatiseshin, duke i detyruar termocentralet të reduktonin prodhimin e energjisë elektrike.