Kjo është arsyeja pse futbollistët pështyjnë lëngje gjatë lojës

Ndryshe

Kjo është arsyeja pse futbollistët pështyjnë lëngje gjatë lojës

Më: 11 mars 2025 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Shumë futbollistë profesionistë shpëlajnë gojën me pije me karbohidrate gjatë ndeshjeve, por pak janë të ditura arsyet se pse e bëjnë dhe pse ndodh kjo në sportin më të famshëm ën botë, futbollin.

Një ekspert i të ushqyerit ka shpjeguar në detajet arsyen pse e bëjnë këtë lojtarët gjatë një interviste për mediumin zviceran “90min.ch”.

Shpëlarja e gojës me karbohidrate mund të përmirësojë performancën duke aktivizuar zonat e trurit që lidhen me shpërblimin dhe motivimin”, shpjegon Zdrojewski, i cili punon si nutricionist sportiv për atletët profesionistë.

“Kur një atlet shpëlan karbohidratet në gojën e tij, receptorët në gojë i njohin karbohidratet edhe pa u gëlltitur”, vazhdoi braziliani.

Megjithatë, kjo është vetëm një nga shumë strategji në të ushqyerit sportiv, dhe secili rast duhet të konsiderohet individualisht. Për shkak se konsumimi i ushqimit të ngurtë është shumë i kufizuar gjatë një ndeshjeje ose stërvitjeje, rekomandohen pije ose xhel izotonik.

“Disa lojtarë mund të ndihen të rëndë nëse pinë shumë lëngje ose kanë probleme me tretjen,” thekson Zdrojeëski.

Sipas ekspertit, sigurisht që ka edhe futbollistë që shpëlajnë gojën sepse tharja e gojës gjatë ushtrimeve intensive është vërtet e pakëndshme. Megjithatë, në shumë raste, furnizimi i shpejtë me energji dhe shmangia e njëkohshme e problemeve me stomakun janë arsyet e kësaj sjelljeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat