Kur demokracia zgjedh keq, kur demokracia keqfunksionon, kur demokracia i rrëmbehet popullit, kur demokracia maninipulon dhe deformon vullnetin dhe legjitimitetin popullor atëhere vetë kjo lloj demokracie është bërë problem i cili kërkon zgjidhje.
Dhe zgjidhjet në demokraci bëhen me ligj dhe me zgjedhje të lira e demokratike, të shpeshta, por edhe të parakohshme.
Në realitetin politik ku ndodhet sot Kosova demokracia ka devijuar dhe vullneti i pakicës, pra legjitimiteti parlamentar ka sfiduar legjitimitetin e madh popullor, pasi de fakto kemi nje qeveri jolegjitime e instaluar si rezultat i një puci e matrapazllëku politik, pra kemi nje qeverisje jolegjitime por edhe as te aftë politikisht për t’u pëballur me sfidat ku ndodhet sot Kosova.
Tani po vjen koha që të zgjidhet Presidenti i Kosovës nga parlamenti, por nga cili parlament, nga ky që i dha mandatin për qeverisje humbësve të zgjedhjeve, që do të thotë se ky parlament na e paska të drejtën që të zgjedhë edhe presidentin. Gjë që do ta dyfishonte antilegjitimitetin referendar e zgjedhor popullor të zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Prandaj zgjidhja më e mirë është që të flasë demokracia e lirë zgjedhore, verdikti popullor. Pra, zgjidhjen e japin vetëm zgjedhjet e lira dhe demokratike , prej të cilave vijne edhe parlamenti, edhe qeveria, edhe presidenti legjitim.