Ky ishte kushtrimi dhe thirrja e intelektualit te madhe dhe një nga Organizatoret kryesor të Demostratave zotri Adil Pireva.
Kosovarë o kosovarë ju thërret ora e lirisë Eni n’demonstrata o burra eni n’demostrata! Për komb, për atdhe, për Shqipëri, për rreze t’ lirisë
Me kosovarë le t'mbushen plot rrugët e gjata !
Le t'buqasin fshatrat, qytetet, fushat dhe malet le t'dëgjohet kushtrimi n'tërë Kosovën legjendare!
Nëpër fabrika, xehrore shkolla - puna le t'ndalet
Eni n'demostrata me flamurin e shqipe
dy krenare
Ndër duar t'punëtoreve, t'fshatrave, t'shkollrave flamuri kombetar dhe ndër zemra: Skënderbeu
Të tregojmë fuqinë tonë për të drejtat e kosovareve
Për vuajtjet tona le t'marrë vesh mbarë dheu!
Të drejtat kombëtare duam! S'lakmojmë vendin e huaj
Duam të jemi të lirë, nën flatrat e Shqipërisë;
Vetë të vendosim për fatin tonë, me ne kush t'mos luaj
Se jemi gati dhe për betejë, t'ia falim jetën lirisë!
Pra eni, o eni n'demostrata, trima kosovarë,
Ta zgjojmë popullin nga gjumi i robërisë
E kur t'shohë bijt e vet se janë bërë luftëtarë:
Do të filloj kryengritjen e lirisë!
Viti 1968 ishte i njohur si vite i lëvizjes studentore në shumë vende të botës, vite trazirash studentore në Universitetet më të njohura Botërore. Demonstrata studentore u organizuan në Francë, Gjermani, Angli, Spanjë e në shumë vende tjera. Këto trazira kishin ide shkatërrimin e burokracisë shtetërore të botës ekzistuese dhe të kohës. Rinia studentore me ide progresive e cila kërkonte një botë më humane dhe më njerëzorë për kohën. Është interesantë të theksohet se demonstratave studentore të organizuara në Spanjë në vitin 1968 ju printe Havier Solana, i cili dikur u bë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së. Në Gjermani në krye të demonstratave të lëvizjes studentore ishte Joshka Fisher i cili më vonë u zgjodhë Ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Po ashtu në Francë në krye të lëvizjes studentore ishte Bernard Kushner i cili pas luftës në Kosovë u emërua udhëheqës i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Demonstratat Shqipëtare të vitit 1968 në Kosovë u bënë në rrethana të posaçme politike - shoqërore të cilat u krijuan në Jugosllavi si rrjedhojë e luftës së forcave decentralizuese kombëtare të popujve ish Jugosllavinë kundër forcave hegjemoniste unitariste serbomadhe të cilat pësuan një humbje të madhe pas Plenumin e Brionit të LKJ-së të vitit 1966.
Krijimi i Opsionit të Republikës së Kosovës
Viti 1968 kishte filluar në shenjë të shënimit të 500 vjetorit të vdekjes së krye heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skenderbeu. Me hapjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese në nivelë të Jugosllavisë edhe në Kosovë filluan të shtrohen kërkesat për përmirësimin e pozitës kushtetuese të Kosovës, që popullit shqiptar në Jugosllavi t'i njihet statusi i kombit dhe e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje.
Historiku i Komitetit të Demonstratave grupi i organizatoreve kryesor të demonstratave të vitit 1968 i quajtur Komiteti i Demonstratave që më vonë nga populli është quajtur Grupi '68-së'. Ky grup i përberë nga figurat e reja atdhetare kryesisht studentësh të fakulteteve të Prishtinës arriti që të formohet që në vitin 1964 i quajtur Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqipëtarve {LRBSH} themeluar me 1963 nga simboli i qëndresës shqipëtare Adem Demaqi.
Anëtarët e këtij grupi ishin Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella, Ibrahim Gashi, Shemsi Hoxha, Ilaz Pireva, Xheladin Rekaliu, Afrim Logja dhe Skender Muqolli. Demostratat e viti 1968 të cilat u organizuan në qytetet.. Prizren, Suharekë, Pejë, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Mitrovicë shënuan periudhën më të ndritshme historike të popullit Shqipëtarë në shekullin e kaluarë.
Prandaj në shenjë të këtij Përvjetori i kujtojmë me krenari personalitetet dhe intelektualet më të shquar të lëvizjes gjithë popullore për avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptareve duke kërkuar të Drejta të barabarta me popujt tjerë të botës së lirë për Liri dhe Pavarsi deri në Vetëvendosje për të ardhmen e Kosovës.
Lavdi të gjithë atyre patrioteve që ranë për Lirinë e Kosovës. Lavdi dhe krenari për të gjithë organizatoret e gjallë të cilët lanë gjurmë në historinë e këtij populli.