Viti 2021 do jetë vit i Zgjedhje Lokale në RMV, partitë politike kanë nisur që tani organizimin e strukturave të tyre që sa më të përgatitur të dalin para votuesve. Që tani kanë nisur pazaret koalicionuese, shenjat e para parapërgatitore tregojnë se këto zgjedhje do kenë frymë jo ndarjesh nacionale maqedone-shqiptare, po koalicione multinacionale.
E mira e zgjedhjeve lokale në RMV do jetë se partitë e të dy taboreve etnike pas 30 vjetëve e kuptuan se as partitë maqedonase nuk mund të fitojnë pa votuesit shqiptar, as ato shqiptare nuk mund të fitojnë pa votuesit maqedonas.
Këtë më së miri e kanë kuptuar partitë opozitare nacionaliste të dy etnive VMRO dhe ASH-ALTERNATIVA. Deklaratat e Mickoskit e Selës për një koalicion të përbashkët gjatë zgjedhje lokale janë të mirëpritura nga qytetarët e të dy nacionaliteve maqedone e shqiptare.
Asgjë të keqe nuk do kishte ky koalicion i Mickoskit me Selën e Gashin, nëse më parë këtë lojë të mençur politike e kanë luajtur LSDM-ja me BDI-në me fitoret e tyre gjatë zgjedhjeve lokale të 2017, pse mos t'ju lejohet që këtë koalicion mos ta bëjnë VMRO-ja me ASH-AAA. Bile për të fituar këto dy parti opozitare maqedone-shqiptare duhet të bashkëpunojnë edhe me partitë tjera! E themi këtë për shkak se partitë shqiptare në pushtet me siguri do koalicionojnë me LSDM-në për të përmbysur Mickoskit, Selën e Gashin.
Lufta më e madhe do jetë pikërisht në prefektuarat më të mëdha shqiptare ku do vendosin votuesit maqedonas: Çairi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga. Në këto komuna shqiptare Mickoskit e Sela edhe pse të bashkuar do ta kenë vështirë për shkak se tabori i Zaevit e Ahmetit do jetë i përforcuar edhe me partitë e Bilall Kasamit dhe Menduh Thaçit.
Forcat politike në këto komuna shqiptare do jenë 4 me 2 në favor të partive në pushtet: LSDM-BDI-BESA-PDSH kundër VMRO/ASH-AAA.
Kështu që për të fituar nëpër komunat shqiptare Selës e Gashit nuk i mjafton VMRO-ja, po edhe partitë tjera koalicionuese.