Ka kohë që nuk mirrem me Vjosa Osmanin, por kur ajo nuk e thotë të vërtetën për kohën sa isha pjesë e fushatës të saj, atëherë unë e përdor tërë ndershmërinë time për ta thënë të vërtetën e ngjarjeve.
Vjosa mori votën e LDK-së, prandaj arriti gjithë atë nam votash. Krerët e LDK-së na porosisnin: "Kërkoni vota nga elektorati, sa për LDK aq edhe për Vjosën. Vjosa duhet ta mund Albinin edhe personalisht"
Porositësit ishin:
- Isa Mustafa
- Lutfi Haziri
- Kujtim Shala
- Vlora Dumoshi
- Agim Veliu
- Arben Gashi
- Lumir Abdixhiku
- Driton Selmanaj
- etj...
MISSION IMPOSSIBLE
Tani Vjosa i ka hipur kalit qorr dhe po dëshiron që me gënjeshtra ta realizojë projektin Qosja-Kurti për rrënimin e LDK-së - ashtu siç e kishte dikur Nexhat Daci. Kot e ka. LDK nuk është vetëm parti, ajo është më shumë se parti. Në thellësinë e saj janë mbytur shumë notues të egër, të cilët janë futur me qëllime të liga, për ta ndotur ujin e LDK-së.
I thellë është oqeani i LDK-së. Mos u mbyt, Vjosa! Bëje partinë tënde dhe shih sa votues i ke. E thjeshtë kjo punë!