Auto shkollat në Kosove, biznese të vogla private, kryesisht familjare, po hasin në vështirësi të zhvillimit të aktivitetit të tyre dhe mjerisht jo vetëm nga shkaktari i quajtur pandemi, por më shumë nga shkaku i quajtur ministri.
Qeveria, ministria, gjegjësisht departamenti i automjeteve si dhe ai i patentë shoferëve pranë Ministrisë së Infrastrukturës supozohet të jenë mekanizmat institucionalë të cilat ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve të auto shkollave dhe të lehtësojnë mbarëvajtjen e tyre.
Problemet pas lajmërimit të pandemisë dhe deri më sot i keni të njohura. E ‘panjohura’ për ne, aq më shumë për kandidatët qëndron në faktin se përkundër që u lejua mbajtja e ligjëratave, pjesës praktike nga auto shkollat si dhe organizimi e mbajtja e testit teorik, tani gozhda ka ngecur në organizimin dhe mbajtjen e pjesës praktike apo testimi në vozitjen kryesore si e quajmë në gjuhën popullore.
Deri më tani nga këto institucione përgjegjëse thuhej nuk ka staf të licencuar, saktësisht nuk ka ekzaminues.
Shtrohet pyetja, pse dhe çka po pritet tani, cila është pritja e radhës ngaqë këta ekzaminues janë licencuar.
Pse zgjatë kjo zvarritje, pse lihen në pritje kandidatet të cilët ka muaj që kanë përfunduar suksesshëm pjesën teorike.
Një gjë është e sigurte pjesa teorike sa do të mësohet mirë po nuk u vu në praktikë në interval kohor të shkurt harrohet e para e dyta nuk di nëse merret parasysh se kandidatet kanë mbet peng i kësaj bllokade.
Ju do të thoni pse mërzitemi ne auto shkollat për këtë problem dhe ne po ju përgjigjemi shumë shkurtë kandidati nuk i din dyert e juaja, kandidati çdo shqetësim deri në përfundimin e provimit të fundit-pjesës praktike e din "vetëm" një derë, atë të auto shkollës ku është regjistruar.
Të nderuar përgjegjës për këtë problem tërhiqeni vegëzën e zgjidheni problemin ngase ne e dimë që e vetmja ,,nyje" që ka ngelur në këtë problem është vullneti juaj.
Ju bashkë me ne e kemi obligim tu dalim ballë kandidatëve të cilët po presin me muaj e muaj për mbajtjen e provimit.