Edi Rama! A do ta korruptosh rininë e derdhur udhës që kërkon liri

Opinione

Edi Rama! A do ta korruptosh rininë e derdhur udhës që kërkon liri

Nga: Rexhep Shahu Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:34
Rexhep Shahu

Gjithë shoqërinë e ke korruptuar se mendësia jote, puna e angazhimi yt dhe strukturave tua rilindase është të korruptosh të tjerët që ti kesh kurrizet e tyre shkallë për pushtetin tënd.

E vrau policia jote pas shpine të riun Klodian Rasha 25 veç pak hapa larg derës së shtëpisë se kishte kaluar orën tënde policore dhe ti shkruan me dorën tënde se, humbi jetën aksidentalisht. Jo po shkruaj se u rrëzua nga biçikleta… Cinizëm, fyerje, mashtrim e korruptim i rëndë, imoralitet.

Ti korrupton me njëmijë e një mënyra Edi Rama. Korrupton me modelin më te keq të mundshem që je, je shembulli i pushtetarit se si nuk duhet te jesh ne jete.

Ti krijon e mban pengje përmes korruptimit dhe i shfrytëzon pengjet për pushtetin tënd që ka qëllim ti bëje njerzit pa dinjitet, pa shpresë, pa besim dhe ta mbajnë mendjen çfarë të të japin që tu japesh se ti nuk i bën mirë njeriu në botë nëse nuk të jep ty.

Ti i korrupton protestuesit e protestat, ti e korrupton dhe e degjeneron protestën dhe ke plot shembuj korruptimi në vitet e gjata të qeverimit tënd të dhunshëm, jo të drejte e jo human.

Korruptove kriminalisht protestues të 21 janarit, i armatose me hunj e urrejtje frenetike kunder shtetit dhe garda, jo policia e shtetit, përmes njerzve të tu vrau 4 protestues që ti i nxore në pritë. Vrasësin e 4 viktimave tua e gradove me pushtet politik dhe ekzekutiv.

Ti korruptove rëndë protestën kundër helmeve siriane, si xhongler e shite dhe e bleve dhe e manipulove edhe me lotët e përgjërimet e tua të pështira në hartimet neveritëse e kërcënuese që lexon sipas rastit kur të shpëton shurra pika pika nga frika.

Korruptove edhe protesten e jashtëzakonshme model i papërsëritshëm të kuksianëve që ta tërhoqi zvarrë pushtetin tënd politik mafioz dhe nga frika e atyre protestuesve kuksianë qave, tu mek zëri, tu zu fryma e u pshurre e u përgjërove live në ekrane.

Korruptove pasi u poshtrove protestën e studentëve se ata ishin lidhur me shumë fije interesash dhe udhëzoheshin nga shumë mendje.

Nuk po flas për korruptime të tjera që ti i bën kriminalisht shoqërisë dhe protestës shoqërore në tërësi.

Duket se të ka hasë sharra në gozhdë me këtë protestën e fundit të të rijve që ti i quan huliganë por që në fakt janë apo kanë mundësi të jenë herojtë më të rëndësishëm të këtij vendi që kur është krijuar shteti shqiptar.

Mendoj e shpresoj që këta të rinj që janë derdhë udhëve kundër mendësisë tënde kriminale, kundër mënyrës tonë korruptive të të menduarit, të vepruarit e të jetuarit të jenë herojtë më të rëndësishëm të vendit tonë që kur është krijuar shteti ynë shqiptar.

A do ti korruptosh dot këta të rij që janë derdhë udhëve që janë kundër gjithë mënyrës tonë skllavëruese të të mendurit, të sjellurit e të vepruarit, kundër mënyrës se si duam e urrejme, kundër jetës tonë servile, kundër mendimit se në jete jepet e merret rryshfet për çdo gjë se ndryshe nuk lëviz rrota e jetës.

A do ti korruptosh keta të rinj që nuk të rrinë në duar as në pranga aq sa të rri uji në grusht apo në pranga, këta të rinj që nuk dinë pse janë e si janë zënë rob a peng në mbretërinë tënde kriminale dhe nuk shohin udhë për të dalë nga ky mjerim, me dalë me dinjitet e mos me pague rryshfet për me jetue në mbretërinë tënde kriminale ku vritet shpresa, ku vritet jeta, ku të shkurton jetën e të tërheq zvarrë si kafshë e egër polici analfabet e kriminel militant i partisë tënde të krimit.

A do ti korruptosh e shëmtosh këta të rinj që po çelin si filizat me të bukur të shpresës, këta filiza që disa konkubina e kërma që mbajnë edhe poste shalësh, që shkruhen edhe si poetë e shkrimtarë partie, i shajnë e mallkojnë se na prishën pemën plastike që nuk duhej lejuar të ngrihej askund në asnjë shesh se është shëmtirë, është plastike, është fallsitet por që mamkat e babkat fallso e duan dhe të shkruajnë letra dashurie e përgjërimi duke ëndërruar prehërin tënd e të luten si foshnjë 6 vjece, na e kthe pemën e vitit të ri xhaxhi Edi.

Të rinjtë pa emra, filiza shprese, pa asnjë barrë turpi por veç të mbushur zhgënjim nga ti e nga të gjithë ne të pazotët me të shporrë ty, duket se po na fshijne ty e ne të gjithëve.

Ne duam të na fshijnë, ty të dhemb pushteti, të dhemb se humbet pushtetin, privilegjet, paratë. Veç si shitës ikonash në Paris, kurrë nuk ke punuar në jetë po vetëm ke skllavëruar me pushtetin tënd, ke shkatërruar e tentuar të zhdukësh gjithë gjurmët dhe jeta jonë e qyteti ynë të fillojnë me ty.

Kam shumë frikë se do ta korruptosh protestën më të mirë e të shpenguar e pa nërgojse që ka ndodhë ndonjëherë sepse ti je supërkorruptues. Kam frikë se dhuna jote e errët e krimineleve tu me dhe pa uniformë do ti frikësojnë të rinjtë më të bukur që ka patur ky vend. Shikoje një vidio turpi e shëmtie, ku dy policë e civilë që mund të jenë shtetas shqiptarë por të siguroj se nuk janë shqiptarë rrace, se si e tërheqin zvarrë një djalë të ri.

Si do të ndjeheshe shoku Rama sikur ai djali që e tërheqin zvarrë të ishte yt bir, çfarë do të bëje ti si baba. Po sikur Klodiani të ishte yt bir…

Por duket se edhe ndjenjat prindërore ti i pari dhe ne pas teje i kemi të përçudnuara e të korruptuara. Sepse ti ke dhënë gjithë jetën shembuj se je dashnor i bujshëm, që ndërron gratë për dukje, për zhurmë që të bindesh veten se të duan gratë, por në fakt nuk je i zoti të duash sepse ata që duan nuk bëjnë shfaqje e tallava dashurie, nuk bëjnë xheste për të tjerët por duan për vete dhe jo për tu deklaruar në televizion, gjykatë apo në polici.

U zgjata, por kjo është frika ime se to të bësh të pamundurën të korruptosh edhe këtë brez, këtë gjeneratë që u shfromësua nën pushtetin tënd, këta të rinj që duan veç të jenë të lirë të jetojnë të padërfomuar në këtë vend, të jetojnë me prindër që nuk ua përdhunon e poshtron pushteti yt, që nuk duan të jenë as të bëhen kompraçikoset e tu të vozit të pushtetit tënd shpresëvrasës Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat