Zgjedhje apo president të ri?

Opinione

Zgjedhje apo president të ri?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Si asnjëherë më parë, pothuajse të gjitha partitë politike po përmendin zgjedhjet si zgjidhja vetme, në rast se dështojnë të zgjedhin presidentin e vendit.

Me Vetëvendosjen që nuk pranohen të përfshihet në asnjë rast në negociata për presidentin pa shkuar në zgjedhje, dhe me AAK që këmbëngul që vetëm Ramush Haradinaj të jetë president, zgjedhjet duken të pashmangshme.

Edhe kreu i LDK-së, dhe kryeministri i vendit kanë përmendur fundin e dhjetorit, maksimumi 10 ditshi i janarit si datën e fundit ku do merret vendimi ose president ose zgjedhje.

Në këtë rast, i bie që në fund të shkurtit të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, edhe pse prapë nuk është e sigurt se edhe në këtë rast do të zgjidhet presidenti i vendit.

Krejt varet nga konfigurimi politik, dhe që koalicioni i ardhshëm a do të mund të ketë numra të mjaftueshëm, së paku 80 deputetë në seancë.

Kjo duket e vështirë, andaj edhe zgjedhjet mund të mos jenë zgjidhje.

Në një rast të bllokimit, mund të ndodh fenomeni Jahjaga, pra një president në zarf.

Inatet personale, janë ato që futin vendin në kriza të vazhdueshme. Kosova, duhet dhe është e domosdoshme që të zgjedh presidentin nga vota e popullit, kështu edhe stabilizohet vendi, dhe më s’do të këtë kriza a herë që vjen puna për të zgjedhur presidentin.

Mirëpo, partive politike nuk u leverdis që presidenti të zgjidhet nga populli, e përdorin si kartë për pazare, pavarësisht se vendi e pëson.

Megjithatë, qytetarët duhet të protestojnë në forma dhe mënyra të ndryshme që presidenti tu kthehet atyre, jo partive politike.

Tani, në situatën aktuale, vendi është më afër zgjedhjeve se zgjidhjes së presidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat