Albin Kurti, prapë me demagogji.....
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Albin Kurti, i ka shkruar një letër gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou.
Në këtë letër, bartë datën 1 dhjetor 2020. Kurti ka kërkuar nga Guillou, që Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Rexhep Selimi, të lirohet me kusht.
Shumë demagogji dhe aspak njerëzore!
U ngrite në politik, duke kritikuar dhe madje shkove aq larg, duke i thënë publikisht ish Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi.
Ti Hashim, shko në Hagë!
Ç’farë, po synon tani?
Ti Albin!
I thonë kësaj, demagogji apo diplomaci?
Albin!
“Filozofia e teprua, budallaki e kuptuar”
Gjendjen e rënduar dhe të mllefosur të qytetarëve, po mundohesh me e shfrytëzu dhe vota me fitu.
Mos u mundo, me e ndërtuar një urë edhe aty ku s’ka lumë!
Mos i ndani qytetarët, në vegla dhe armiq!
Mos harro...
Të gjithë, udhëheqësit e Simbolit Kombëtar Shqiptar - UÇK-ës, janë të njëjtë, qytetar të Republikës.