Përgjegjësia ndaj shtetit mund të jetë dhe të kuptohet si përgjegjësi edhe ndaj idealit që ke në vetëvete për një gjë shumë të rëndësishme, që do të thotë përgjegjësi e shenjtë ndaj shoqërisë tënde njerëzore, apo gjënezës që i takon.
Ngjarjet e një pasnjëshme të një ç’rregullimi shoqëror e politik në Shqipëri, dhe protestat e përditshme të shqiptarëve në këtë vend, si edhe në vendet e ndryshme të botës, që protestojnë për një ngjarje të pa zakontë dhe shumë të rëndë që ndodhi ditëve të fundit, nuk ka dyshim se fati i këtij populli po nëpërkëmbët pa mëshirë.
Është e rëndë ndodhja tragjike e vrasjes së një të riu para shtëpisë së vet nga policia e shtetit shqiptarë, i cili rast arsytohet në mënyrë banale para qytetarëve shqiptarë dhe para botës nga kryeministri Edi Rama, duke thënë se ishte vetëm si një aksident i rastit. Faktori që e karakterizon këtë kategori njerëzore me pushtetin që udhëheq dallon shumë me pasojat ndaj përgjegjësisë, sepse në duart e veta i mbanë frerët dhe kontrollin e pushtetit me arrogancë.
Nga një situatë e tillë dhe shumë të tjera të ndieshme në shtetin shqiptarë, që rrëfimet e tyre nga pushtetët abuzive nuk kanë mbarim, atëherë çka pritët më tutje që Edi Rama, nuk jep «dorëheqje nga posti i kryeministrit të Shqipërisë», jo nga dëshira e tij përsonale dhe vullneti i tij që ka, por nga nevoja dhe rrethanat ekzistuese, e cila do i bindet vullnetit të popullit, që të heqë dorë nga vetëvetja, duke pasë parasysh kërkesën e madhe të këtij populli që të bëhën reforma dhe ndryshime të reja në këtë vend.
Nëse duhet ta kemi parasysh popullin dhe kërkesën e tij me vullnet dhe ndërgjegje, që të gjindet një figurë e re politike dhe me duar të pastërta në shtetin shqiptarë, në mënyrë që ti prijë këtij populli dinjitetshëm ashtu sikur e meriton. Kjo do të ishte ngjarja më e rëndësishme që do të ndodhte, jo vetëm në shtetin shqiptarë, por edhe në Kosovë, kur në thëmel të kërkimit kemi vënë kritere të veprimit të drejtë shoqëror e politik, kritere të kulturës njerëzore dhe shtetërore, që do të përfitonte edhe tërë shoqëria e jonë njerëzore.
Shqipëria dhe populli shqiptarë duhet të ndryshojë rrënjësisht pushtetin aktual të Edi Ramës dhe varësve të tij, për të rrënjosur një fillim dhe jetë të re, e cila do e bëjë të çartë njëherë e mirë çëndrimin e një pushteti, ku nuk do të ketë më tipare klanore e partiake, por do të shihet vullneti i popullit që nënkupton rendin dhe ligjet, përspektiven dhe mirëqenjën qytetare të këtij vendi.
Nga ana tjetër, konceptin e emancipimit të shoqërisë tonë njerëzore ta kuptojmë, jo vetëm brenda teritoreve tona, por edhe në integrimet Evropiane e më gjërë, duke marrë përgjegjësitë që na takojnë si shtete të pavarura, si edhe të kemi një kujdes të posaqëm ndaj miqëve ndërkombëtarë, që po e iritojnë me të drejtë udhëheqjen e lidershipit të vendeve tona, në Shqipëri dhe Kosovë, sikur akoma jemi të pa aftë të udhëheqim me vetëvetën.
Nga pushtetët e dobëta të shtetit shqiptarë në Shqipëri, nuk mundi të mësojë dhe të përfitojë as Kosova, si një shtet i ri demokratik përshkak të pasojave të pa llogaritshme dhe abuzimëve, që sjellën përvoja të hidhura edhe në Kosovë.
Thuhet se demokracia nuk zhvillohet nga ana e njerëzve primitiv, apo format e saja të jenë shfaqje të një pushteti hyjnor, ku individët e caktuar mund ta gëzojnë të drejtën e tyre nga forca dhe priveligjet dhe ta mbajnë pushtetin si pronë të pa prekshme të tyre, duke ditur se demokracia lindi si kusht dhe vetëdije shoqërore, e cila mbronë dhe e përforcon elementin e shoqërisë njerëzore, për të arritur zotërimin e vet dobiprurës dhe zhvillimin e rendit shoqëror e njerëzor pa dallim.
Është akt moral dhe njerëzor dorëheqja e çdo kryeministri të një vendi, në këtë rast edhe dorëheqja e pa vonuar i kryeminstrit Edi Rama, kur ndikimi i një njeriu ushtron pushtet të pa drejtë mbi të tjerët dhe abuzon me popullin e vet- përmes formave që nuk kanë ecuri pozitive dhe parim shoqëror e njerëzor, duke devijuar në të kundërtën e interesave të popullit dhe vendit të vet.