Është e pakuptimtë të thuhet se Vjosa Osmani po e ndihmon Lëvizjen Vetëvendosje kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjithashtu është e pakuptimtë edhe të thuhet se Vjosa Osmani e ka dëmtuar LDK-në me largimin e saj dhe afrimin me liderin e LVV-së, Albin Kurtin.
Edhe deputetët e LDK-së dhe zyrtarët e kësaj partie, për befasi po vazhdojnë të merren me Vjosa Osmanin edhe pasi e larguan nga partia.
Këtu shihet frika e LDK-së përballë Vjosës. Por, Vjosa nuk e ka dëmtuar LDK-në, e as që do të mundet që ta dëmtoj.
Vjosa Osmani ka dështuar qysh në fillim! Duke menduar që do të dëmtoj LDK-në, ajo e dëmtoi vetën.
Mijëra vota që mori si kandidate për kryeministre nga LDK-ja, nuk janë vota të saj, ato janë vota të anëtarësisë së LDK-së që kurrë nuk do të bëhen vota të Vjosa Osmanit.
As anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e shpëtojnë Vjosën.
Vjosa ka një karrierë të dështuar në politikë, pasi që, pas ngritjes me LDK-në dhe me votat e anëtarësisë së LDK-së, ajo me vetëbesim të shtuar po pëson debakël.
Edhe me postin e ri që e mori si ud. Presidente e Kosovës, po shihet urrejtja e saj ndaj shumë personaliteteve politike në Kosovë.
Vjosa po bëhet sikurse ka 'pikur nga qielli' për ta shpëtuar kombin shqiptar. Megjithatë ajo është vetëm një Vjosë, një grua e cila po pretendon të bëhet e ‘hekurt’, sikurse Angela Merkeli.
Por, jo, Merkeli ka arritur sukses me një subjekt politik dhe me një anëtarësi të gjerë. Ajo nuk ka shpallur luftë me bashkëpartiakët e saj, e as me kundërshtarët politik të saj.
Vjosën nuk e shpëton askush! As votat e LVV-së e as partia e re.
Vjosa është duke punuar për të dështuar, prandaj po të ketë guxim duhet të dal përballë qytetarëve e vetme, me një subjekt të saj politik dhe aty shihet “fuqia” e saj.
Por, jo, kjo nuk do të ndodhë, sepse Vjosa e din. E din që ka dështuar që nga momenti kur i shpalli luftë partisë së votuesve të saj, LDK-së!
Vjosa Osmani po shkon rrugës së disa “kryeneçëve” të tjerë politik, të cilët ikën nga paritë e tyre, themeluan parti të reja, për ta dëmtuar partinë e tyre ku kanë bërë pjesë dikur.
Njëjtë ka vepruar edhe Mimoza Kusari Lila. Pra, Vjosa po e ndjek rrugën e saj.
Mimoza ka dështuar qysh nga largimi prej AKR-së. Ajo e krijoji një subjekt politik vetëm për t’u pasuruar dhe asgjë më shumë. Nuk ka lënë parti politike pa iu bashkuar i kur e ka pa që i ka punët keq.
Bashkëpunoi me të gjithë, por nuk pati sukses askund.
Edhe Vjosa, mund t’i bashkohet Kurtit, por ato vota janë të Kurtit dhe Vetëvendosje, e kurrë, ama kurrë nuk do të bëhen vota të Vjosa Osmanit.
Prandaj, Vjosa ka dështuar. Fuqia e saj politike do të bie, atë ditë që bie Qeveria!