- Asociacioni me venerimet kushtetuese, kusht për njohje të pavarësisë;
- “shengenit ballkanik” made in USA, e bën të parëndësishëm asociacionin;
- “shengeni” made in USA e bën Kosovën palë nënshkruese ndërshtetërore;
- “shengeni” made in USA, përjashton “minishengenin” ballkanin Vucic - Rama;
Prioritet mbi prioritetet strategjike të Kosovës duhet të jetë ruajtja e asetit më strategjik në vend, Ibri (Lumi Ibër). Vetitë bifurkative të shtrirjes së tij, e bëjnë jetik për mbijetesën e Kosovës në kuadër të ngrohjes globale. Kjo peshë do të vërehet tek në vitet 2040, kur pritet edhe Kosova të përballet me këto pasoja të ngrohjes globale.
Implementimi i këtyre detyrimeve të ndërsjella mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, do të heqë shumë tema destabilizuese për vendin tonë siç janë Asociacioni i cili duhet implementuar me venerimet kushtetuese dhe si kushtëzim për njohje të pavarësisë; pastaj implementimi i “shengenit ballkanik” made in USA, i cili do të ketë dy efekte politike, ta bëjë të parëndësishëm asociacioni, dhe e dyta, “shengeni” made in USA të bëhet me Kosovën si palë ndërshtetërore nënshkruese, duke e përjashtuar “minishengenin” ballkanin Vucic - Rama , i cili u ideua si revansh ndaj BE-së, për mbylljen e dyerve të integrimit për shkak të mos përmbushjes së standardeve të dyja vendeve Serbisë dhe Shqipërisë.
Me “shengenin” Vucic-Rama, ku Kosova u ftua të iu bashkëngjitej rrugës e jo të jetë palë ndërshtetërore nënshkruese, u pretendua që të shmangej rajoni nga BE dhe të orientohej kah Unioni EUROAZIATIK, ku lideron Rusia si shtet me influencë dhe pretendime në rajon.
Zaten që nga zgjedhjet e Tetorit 2019, ndikimi rus në rajon në trinomin Moskë, Beograd, Tiranë, ka arritur që të depërtoj në administratën e shtetit të Kosovës dhe tani do të qëndroj si pandemi virusale derisa a inteligjenca vendore ne koordinimi me inteligjencën amerikane nuk bashkëpunojnë që ta eliminojnë këtë pandemi politike bashkë me bartësit e këtyre detyrave, si dhe të bashkërendojnë veprimet e tyre me doktrinat strategjike për Ballkanin.