Pasi Vuçiqi i Serbisë qenka më i vlefshëm sesa traumat, streset, tensionet psiko-fizeke të vëllezërve kosovarë, pasi miqësia dashurore është më e madhe me serbët sesa me popullin shqiptar të Kosovës, atëherë, Rama ik, sa më shpejt, kah sytë këmbët e kurrë mos u kthefshi!
Po ti a me qëllim lidhesh me Serbinë për inat të popullit shqiptar të Kosovës?
Me Vuçiqin e Millosheviqit lepe-peqe, kurse kur të erdhi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para disa muajve në Tiranë nuk e morët në dorë, tani kur ju erdhi kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, pa nam e pa nishan ikët në birë të miut.
A me qëllim "pobratoheni" me Vuçiqin për të hidhëruar popullin shqiptar të Kosovës?.
O Edi Rama i Shqipërisë, a nuk sheh se të gjitha shtetet rreth e përqark Serbisë që kanë detëra në dorë se marrin Serbinë, a ty kup e glub me infrastrukturë të gatshme, me autostrada të ndërtuara për mrekulli ia jep të gatshme Vuçiqit detin. Shikoni ç'do të bëjë kryeministri i Shqipërisë Rama?
Do ta bëjë Serbinë me det e të lë Kosovën pa det e më një anë.
O Edi Rama i Shqipërisë, a s'vë re kah jeni duke lëvizur e shkuar, mediat serbe, gazetat, portalet me komentet e tyre të kanë shpallur "srpski patriot" (patriot serb)
Jo, jo i nderuar kryeministër, natyrshmëria e gjakut, gjuhës e kombit nuk të lejon t'ia kthesh shpinën Kosovës e të lidhesh me Serbinë, të jeni të bindur se do turpëroheni z. Edi Rama, kujdes se edhe vet Zoti është kundër masakrave serbe në Kosovë!