PDK, LDK, AAK, NISMA dhe AKR. Këto parti janë të njëjta dhe bashkë kanë qeverisur këto 20 vjet. Këto e sakatosën dhe e rrezikuan Kosovën. Po ashtu këto parti bashkë e rrëzuan Qeverinë Kurti. VV-ja nuk duhet kurrësesi të bëjë koalicion me këto parti, nuk duhet të njolloset. Përndryshe e humb veten dhe elektoratin. Nëse VV-ja bashkë me Iniciativën e V.Osmanit nuk fitojnë për të qeverisur, VV-ja duhet të jetë opozitë. Kosova për të qenë shtet duhet ti ketë tri elemente të shtetësisë: territorin, popullin dhe organet e shtetit.
Kosova këto tri elemente të shtetësisë nuk i ka. Mbi 30% të territorit të Kosovës iu dhanë komunave serbe, 8,230ha iu dhanë Malit të Zi dhe 2,500ha iu dhanë Maqedonisë.
Afër 20% të territorit të Kosovës 178,853ha (tokë publike që ishin nga koha e komunizmit i morën pushtetarët tanë e blenë arin edhe nga 1 euro në emër të privatizimit). Pjesa tjetër e tokës u zu nga asfalti, betonimet dhe ndërtimet. Në vit humbin deri 1mijë ha tokë bujqësore. Në kohën e komunizmit vetëm me grurë mbilleshin 103,443ha (viti 1988). Kurse në vitin 2019 janë mbjellë me grurë vetëm 50mijë ha.
Për 20 vjet Kosovës i mungon mbi gjysma e tokës. Kosova nuk e ka as gjysmën e popullit dhe tash sipas një sondazhi 45% e popullit të mbetur dojnë të emigrojnë nga skamja. Rreth 100mijë shqiptarë e kanë humbur shtetësinë e Kosovës. Kosova me këto të këqija vështirë që do të ketë ardhmëri. Në vitet e 70-ta,80-ta nga Kosova në perëndim kishin shkuar për punësim vetëm rreth 30 mijë veta. Pushtetarët tanë i shkatërruan dhe i uzurpuan edhe 1.733 ndërmarrje industriale, objekte, pallate, banesa,etj. Enver Hoxha vetëm brenda vitit 1945-1946 i ka shpronësuar 18,614 pronarë. Kush do ti shpronësojë pushtetarët tanë që u pasuruan me çdo gjë në dëm të popullit dhe të Kosovës.
Ish kryeministri i Serbisë kralevine Nikolla Pashiqi i kishte marrë në Kosovë 3mijë ha tokë kurse pushtetarët tanë morën 60 herë më shumë tokë dhe askush nga këta pushtetarë nuk u dënua. Gjykatat tona nuk guxuan t'i dënojnë. Hashim Thaçi vetëm kur shkoi në burgun e Hagës Gjykata Kushtetuese doli kundër Qeverisë Hoti që e kishte bërë vetë ai.
Kësaj të keqe të Kosovës i kontribuan edhe gazetarët sdm. të televizioneve të Kosovës me shumicën e analistëve të cilët janë: Berat Buzhala, Nexhmedin Spahiu, Milaim Zeka, Baton Haxhiu, Ardian Kastrati, Besnik Berisha, Faton Abdullahu, Ilir Mirena, Bekim Kabashi, Ramush Tahiri, Dastrid Pallaska, Parim Olluri, Valon Syla, Milazim Krasniqi, etj. Kurrë këta analista nuk ua përmendën këto të këqia pushtetarëve tanë edhe kur janë musafirë te ta.