A do të rrëzohet piramida e dështakëve të korruptuar?

Opinione

A do të rrëzohet piramida e dështakëve të korruptuar?

Nga: Agim Vuniqi Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 20:08
Agim Vuniqi

Isa Mustafa përsëriti gabimin e Fatmir Sejdiut, 2010, kur ai dhe ministrat e LDK-së lëshuan pozitat demonstrativisht, tash ua ndali turrin Gjykata Kushtetuese.

Pas zhvillimëve të reja, në LDK pritet rrëzimi i piramidës së dështakëve politike dhe dalja në skenë e të rinjëve reformatore të shkolluar jashtë vendit, ndër ta edhe Faton Bislimi bashkëpunëtor shumëvjeçar i Dioguardit, sinqerisht shpresoj, sepse tërheqja nga “fronti” ështe dezertim...!

Bota nuk mund të pret deri në pakufi “hujet” e liderëve kalamanjë të Kosovës që të mirren vesh...

Si duket për Isa Mustafën dhe LDK-në po përsëritet viti 2010. Më 27 Shtator 2010, Fatmir Sejdiu u tërhoq nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës pas shqetësimeve kushtetuese. Para dorëheqjes së tij, Gjykata Kushtetuese e Kosovës deklaroi se Fatmir Sejdiu po shkel Kushtetutën e Kosovës, sepse ai ishte njëherësh president i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

E njejta gjë ndodhi edhe në dhjetor 2020, Hoti dhe LDK nuk e kaluan testin e demokracisë, e shkelën sërish Kushtetuten.

Kush prej të rinjëve do ta marr pozitën e të parit në LDK, pritet të ndodhë javët në vijim. Tash për tash vetëm mund të supozohet, se a do të ndodhë shpejt le të shpresojmë. Sa më shpejt aq më mirë për vendin dhe për LDK-në. Isa Mustafa meriton të pushoi dhe t’a gëzojë pensionin!

Urime Kosovë zgjedhjet, gjithe kontribuesëve të LDK-së, ata të rrymës reformatore me Vjosa Osmanin në krye dhe të VV-së, me Albin Kurtin, edhe të tjerëve, Gëzuar festat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat