Shqipëria vetëm në BE!

Opinione

Shqipëria vetëm në BE!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 12:27
Qamil Gjyrezi

Deklarata e ekspertit gjerman për rajonin Martin Henze ka një rëndësi të madhe gjeopolitike për të ardhmen dhe integrimin e  Shqipërisë në BE. Henze deklaron: “Kombi shqiptar duhet të vendosë tani nëse dëshiron të bëhet anëtar i një Serbie të Madhe nën ndikimin rus dhe të heqë dorë nga kultura e tij mijëravjeçare dhe të vazhdojë të vegjetojë në një narko-shtet të Ramës dhe të humbasë më në fund rininë, fëmijët e saj; apo dëshiron të ruajë identitetin, kulturën dhe vlerat e saj, si dhe pavarësinë ekonomike dhe të gjejë të ardhmen e saj në BE”.

Narkoshteti i servilit të Vucic, Edi Ramës ka bërë që shqiptarët të humbasin rininë drejt emigracionit, të largohen fëmijët për të mbijetuar, të humbet identiteti alban-epirot, të humbet kultura dhe vlerat tona të mrekullueshme. Shqipëria e Edi Ramës po humb pavarësinë ekonomike, ku ligjin e bëjnë PPP-të antiligjore dhe narkotrafiku. Shqipëria e Edi Ramës, po humb të ardhmen e saj europiane.

Strategjia e Edi Ramës, për ta larguar Shqipërinë nga identiteti i saj, ka filluar  që para 20 vitesh kur Rama u emërua ministër kulture.

Edi Rama po shkatërron aspiratën e të rinjve shqiptarë, që dolën në rrugë për demokraci mbas viteve 90-të me thirrjen: “E duam Shipërinë si gjithë Europa”!

Edi Rama servili i Aleksandër Vucicit dhe i Greqisë, akuzon politikanët që e duan Shqipërinë, si nacionalistë dhe arkaikë. Cdo shqiptar që mbron identitetin, kulturën, pavarësinë ekonomike, detin dhe territorin e Shqipërisë dhe Kosoves, për kryeministrin e dështuar Edi Rama është "antieuropian".

Prandaj shqiptarëvei duhet  qeveri e re, për të larguar Edi Ramën, që po "shuan" dhe shkaterron shpresën e të rinjve për të ardhmen e Shqipërisë ne BE.

Vetëm një kryeministër si Lulzim Basha, mund të ndryshojë këtë situatë jashtëzakonisht të rënduar, që të rinjtë shqiptarë të shresojnë, të kenë një ekonomi të pavarur, të ruhet identiteti dhe orientimi i kahershëm i shqiptarëve larg Rusisë dhe vetëm në BE!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat