Vjosa Osmani, e cila ngritjen më të madhe në karrierën e saj politike e bëri kur doli kundër Isa Mustafës, tashmë pritet t’i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Mirëpo, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka dyshimet e saja për Vjosa Osmanin.
Osmani, e cila dështoi të fitoj me LDK-në, përballë Albin Kurtit, kur ishte kandidate për kryeministre të Kosovës, tashmë do të garoj me një listë me Kurtin në zgjedhjet e cila priten të mbahen në fillim të muajit shkurt.
Liderja dikur e LDK-së, ‘tradhtoi’ partinë e saj, për një qëllim – që të marr në dorë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që ajo u shkarkua nga LDK-ja.
Ka 4-5 vite, që kur ajo filloi një fushatë të egër karshi lidershipit të LDK-së.
Ajo tentoi t’i dal përballë Isa Mustafës, por që nuk kishte marr votat e mjaftueshme për t’u bërë lidere e LDK-së.
Pas kësaj, ishte e ashpër ndaj Isës, por edhe ndaj shumë zyrtarëve të kësaj partia.
Mëgjithatë, ajo ndrroi mendime qëndrim, kur ishte pikërisht Isa Mustafa që e bëri kandidate për kryeministre nga kjo parti.
E provoi, por dështoi! Ajo lidhi një koalicion me Albin Kurti, liderin që morri më së shumti vota në zgjedhje. Kurti e bëri koalicionin me LDK-së dhe formoi Qeverinë.
Megjithatë Qeveria Kurti nuk zgjati shumë. Ajo u shkarkua pikërisht nga LDK-ja. E ishte LDK-ja ajo pastaj që e bëri Qeverinë me AAK-në, Nismen dhe minoritetet. Kjo Qeveri thuhej se ishte ilegale, pasi që e votoi një deputet i dënuar.
E këtë e vërtetoi edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila mori vendim që vendi të shkoj në zgjedhje brenda 40 ditëve.
Këto zgjedhje do të jenë paksa më ndryshe, pasi që, tashëm të gjithë e dinë se Albin Kurti do të jetë fitimtari, megjithatë, pikëpyetja më e madhe është se më kë do të bëj Qeverinë e re.
Kurti për Vjosa Osmanin është një shpëtimtar. Pasi që, Osmani nuk ka guxim të përballet e vetme në zgjedhje përballë popullit. Ajo nuk do munde të kaloj pragun zgjedhor.
Duke e parë këtë situatë, Vjosa me Listën e saj do të bëhet pjesë e një koalicioni me LVV-në. Por, nga LVV-ja ka zëra dhe janë paksa të frikësuar se Vjosa Osmani pasi ti marr votat e kësaj partie, dhe të bëhej deputete e Kuvendit të Kosovës, te tradhtoj LVV-në, ose të kushtëzoj me poste në Qeverinë Kurti.
Në këtë mënyrë, Vjosës i zgjatet karriera politike, pasi që Kurti është shpëtimi i saj!
Megjithatë, brenga më e madhe është se Vjosa do të kërkoj nga LVV-ja ndonjë ministri për t’i punësuar militantët e pakt të saj. E këtë LVV-ja zor që do e pranoj. Andaj ajo do të largohet nga LVV-ja, njëjtë si Mimoza Kusari kur shkonte nga një parti në tjetrën për shkak të interesave politike.
Me largimin e Vjosës nga LVV-ja, kjo e fundit mund të ketë probleme në votimin e ligjeve në Kuvend, pasi që do të kushtëzohen votat për votime të ligjeve të ndryshme.
E Vjosa, si një eksperte që është, mund ta dramatizoj edhe LVV-në.
Pra LVV-ja, Vjosa Osmanit ia shpëton karrierën politike, por Osmani mund ta tradhtoj atë, ndoshta edhe ta shkatërroj njëjtë si po mundohet të vepron kundër LDK-së, parti kjo që i dha gjithçka asaj, por që kjo dështoi përballë qytetarëve.
Megjithatë, nuk është vetëm Vjosa, politikanë të tillë, për interesa karrieriste kemi që nga paslufta e deri më sot.