Fito ose humbi, zgjedhjet në 25 Prill!

Opinione

Fito ose humbi, zgjedhjet në 25 Prill!

Nga: Beqir SINA Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 00:22
Beqir SINA

Por, mundësisht lëri të qetë shqiptarët, të paktën këtë vit të ri, lëri të gëzojnë me familjen dhe së bashku me të dashurit e tyre, këtë natë të vitit të ri, pa u kujtuar vaksinat, virusin, shtëpit e pas tërmetit, punën dhe ekonominë e tyre…..

Mundësia e humbjes së zgjedhjejve të 25 Prillit, duket se është e diskutueshme, aqsa edhe është bërë si një "grusht ngatërrim zorrësh" për Edi Ramën, dhe PS-në. Pikërishtë, për të gjithë atë "protagonizmin", gjatë gjithë kësa qeverisje, edhe deri ditën e natën e fundit të vitit,2019.

Pushtetarët, me në krye Kryepushtetarin Edi Rama, në çdo deklerat, koment apo anlizë që bënë, sa në një studio aq edhe në një tjetër, sa në Fb, e Twitter, veçse, po ofrojnë thjesht retorika boshe, të pa besueshme. Çdo gjë eshtë e dukshme shumë politike, madje edhe në darkën e viti të ri, duke ua mbushur tavolinat shqiptarve në këtë vit të vështirë, plot me "mashtrime" e “premtime”, të cilat nuk u realizuan kurr.

Nëse të paktën gjatë gjithë vitit(2020), vitit të fundit të qeverisjes, tuaj zoti Rama– me akrobaci kalove çdo situatë, deri te përmbyllja më e keqe, e këtij viti të keq. Edhe, athere kur të “shpërtheu në dorë” me vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha, nga polici ytë, me uniformën dhe armën e shtetit, dhe Ju po shtesinit në “luksin” dyqaneve të New Yorkut, në darkat e drekat e fshehta me Aleks Karloutsos, veçse je “sorollatur” sa andej e këndej nëpër Shqipëri, vetëm duke bërë propogandë, dhe duke i mashtruar shqiptarët.

Tani që zgjedhjet po afrojnë duket se e keni kuptuar, së bashku me socialistët e tjer "yes man", se sa e vështirë është të marrësh një mandate të tretë, sidomos, në këtë gjendje që është Shqipëria, e krijesës suaj Rilindje.

Shqipëria, e pas një viti jashtëzakonisht të vështirë është ; ajo me përballjen me pasojat e tërmetit(26 Nëntor 2019), kalimit e vitit më të vështir për mbarë botën, vitin e pandemisë Coronavirusi -Covid -19, dhe vitin e Shqipërisë, me një ekonomi të mbajtur në “këmbë”. deri tani vetëm në "mbytjen" në borxhe dhe donacionet ndërkombëtare.

Në këtë kontekst duket se çdo deklerat e Kryeministrit Edi Rama, çdo mesazh i tij në rrjetet sociale, si i pari, i "gjithëpushteshmi", "protagonisti", është ajo sa më shumë afrohet 25 Prilli, vjen e po e shtohen dozatn e të “tremburit” nga mundësia e humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.

Pothuajse të gjitha vijnë nga i pari dhe i “plot-fuqishmi”, Kreyministri Rama, sa më shumë që afrohen zgjedhjet, aq më shumë po tregohet se është i “trembur” me mundësinë e humbjes.

Çdo gjë që bënë dhe çdo gjë thotë edhe për këtë natë të vitit të ri, e ka vetëm për qëllime politike, pa ofruar rezultate apo ndonjë shpres për vitin e ri 2021. Edi Rama, ka një muaj që i lodhi shqiptarët me deklerata, intervista "boshe" apo ndonjë cicërimë në Fb, e Tweeter , çfarë thotë një herë se thotë më herën tjetër, me vaksinën Pfizer e Moderna, të prodhuar kundra virusit Covid-19, në SHBA.

Nëse, nuk ndryshon nga kjo retorik, dhe këto akrobaci që mendon se e mbajte veten gjatë gjithë këtij viti, ”humbja”, nëse është ajo që do të ndodhë, me 25 Prill, për ju si “protagonisiti”, ose i “plotë-pushtetëshmi” është e tmerrshme.

Trashëgimia juaj nuk mund të bëhet më domethënëse, tani kur kan ngelur edhe njëqind e pesëmbëdhjet ditë, deri në ditën kur shqiptarët do të vendosin të ardhmen e tyre. Më 25 Prill do të shohim sa reale dhe sa e sinqert ka qenë, edhe fitorja juaj më 2013 dhe 2017, sa e ndiejnë Shqiptarët qeverisjen tuaj.

Retorika e juaj është ajo e Kryeministrit "skualifikues", duke vepruar si një "diktator i dobët", që nuk ka më asnjë rrugë për mandatin e tretë. Çka do të thotë se ky është edhe fundi i krijesës suaj “Rilindje”, roli i juaj ambsolut dhe i pakufishëm në udhëheqjen e saj.

Përkundrazi, 25 Prilli nëse vjen me humbjen tuaj, është vetëm fillimi, i demokracisë, është ajo ëndrra e të gjithë Shqiptarëve, që po e kërkojnë për 30 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat