Lajmet e mira për vaksinën po i përcjellë frika e ndonjë paraqitjeje tjetër të rrezikshme , më të tmerrshme për njerëzimin së Corona Virusi. Kaluam një vit pa përqafime ndoshta për shumë familje edhe natën e vitit të ri.
E lamë mbrapa një vit që shumë e zvetënoi optimizmin , më fotografinë e zymtë që mori bota nga corona. Por, çdo rënie duhet të këtë edhe një ringritje të re të domosdoshme. Ajo që na pret në vitin që sapo kemi hy, janë përzierje ndjenjash të frikës, të pritjes dhe të lumturisë ,së kur do të jetojmë pa virusin,që mori shumë jetë njerëzish në botë, e në Kosovë që na intereson më shumë.
Sigurisht së edhe kategorizimet shoqërore ndërmjet të varfërve dhe të pasurëve janë thelluar edhe më shumë .Pamë së corona bëri që të shtohet edhe dhuna në familje më shumë së kurrë më parë në Kosovë. Zhvillimi njerëzor për të parën herë në histori shënoi rënie. Kur bota po mendon dhe është e preukopuar në pandemi, shumë çka në klimë dhe rreth botë po ndryshon, jo edhe pa fajin e atyre që po bëjnë eksperimente të rrezikshme.
Në vitin 2020 ka dominuar lufta kundër COVID 19, që qendrat e ndryshme spitalore i ka gjetur të pa përgatitura në mbarë botën , e ne vendet e varfra dhe të vogla si Kosovën edhe më shumë. Thuaja krejt vitin u veprua dhe u punua në kushte të jashtëzakonshme .Ne këto kushte është duke u punuar edhe në start të vitit 2021.Rrjeti i gjerë i zyrave të UNDP në mbarë botën janë mobilizuar si strukturë e fortë në përkrahje për të shpëtuar njerëzit në luftë kundër virusit.
Mjete janë ndarë nga kjo organizatë edhe për institucionet tona të shtetit, që e kanë bërë më të lehtë luftën kundër murtajës të shekullit .Sigurisht së edhe mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor ka bërë punë titanike , gjatë kësaj periudhë në përballje më pandeminë.
Kanë marrë përvoja të reja për krizat e ardhshme të mundshme .Sektorit shëndetësor , i duhet modernizimi , ku janë të nevojshme ndihmat e jashtme për reformat e domosdoshme , që ta bëjnë shumë më efikase së deri më tash.
Sikur që nevojitet bashkëpunimi më sektorët e tjerë në mënyrë horizontale dhe vertikale , që është natyrisht sfidë e re. Edhe kur bëhet fjalë për sistemin e informacionit, sigurisht së informimi duhet të jetë shumë më efikas , më i shpejtë dhe më korrekt. Se kur do të fillon vaksinimi i paralajmëruar edhe në vendin tonë , mbetet të shihet dhe kjo varet edhe prej angazhimeve tona. Kosova po shkon në zgjedhje të reja nacionale ende pa u larguar pandemia , kur kërkohet angazhim që të behët në sigurimin e vaksinës .
Por, që orientimi i partive politike gjatë këtyre 40 ditëve do të jetë karshi zgjedhjeve, e që natyrisht së çdo ditë , javë dhe muaj është i gjatë për popullatën dhe nevojën që ata kanë për tu dalë në ndihmë...