Fushatë publike-denigruese, e orkestruar për t'a "kryqëzuar" z.Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së dhe Ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës përmes tiradave akuzuese, intrigave,dhe intimidimit deri në linçim politik, për ta dëmtuar LDK-në me petkun e "mbrojtjes" së Vjosa Osmanit, absurd sui-generis.
Agim Veliu për Vjosa Osmanin:
“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxënë”.
Një deklaratë e kthjellët sikur loti, e cila vetëm duhet të lëxohet ashtu siq është thënë, dhe shmanget çdo ambiguitet interpretimi tendencioz, sterkeqës dhe hamendësues.
Konteksti s'ka t'bëjë me:
- Fizikun ; formën, konstruksionin dhe as kondicionin, por me;
- Intelektin ; kulturën, mendësinë, frymën dhe ideologjinë politike.
Për dallim nga ata; Kurtianët, "Rugovistat" dhe dhe anti-LDK-istët e përbetuar gjithandej, unë dua t'i ndihmojë të tjerët që të lexohet drejt, Nënkryetari i LDK-së, z.Agim Veliu, Ministër i Brendshëm n'Qeverinë e Kosovës:
Z. Veliu, nxjerrë në dritë të Diellit, voluntarizmin, egocentrizmin, narcizoizmin dhe megalomaninë, si tipare autentike që shquajnë personalitetin e Vjosa Osmanit n'jetën politike partiake dhe në atë parlamentare.
Nga z.Agim Veliu, zonja Vjosa Osmani, portretizohet nga prizmi dhe dimensioni kulturo-politik dhe ideologjik, pse jo edhe fryma filozofike si sens dhe qasje e saj.
Po, Vjosën njëmend nuk e "zënë" Kryesia e LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm, Kuvendi i Përgjithshëm, elektorati i LDK-së që i dha mbështetje dhe votën, nuk e "zënë" as LDK-ja që e mbajti, e rriti dhe n'fund i'a ktheu shpinën paturpësisht !
Vjosa deshi që ajo të jetë LDK-ja, të tjerët të heshtin dhe n'heshtje t'a ndjekin, pra kjo ishte paranoja dhe mania e saj ; absolutiste dhe atokratike.
Jo, LDK nuk është platformë-ambitusi e një zonje që imponon, dikton, urdhëron dhe duhet t'i kryhen urdhërat n'parti, përkundrazi;
LDK, është parti politike e qendrës së djathtë, ku ka vend për mendim të lirë, konkurrencë idesh dhe alternativash, por në fund ; vendimet merren me shumicë të votes në organe dhe ky i fundit (vendimi i shumicës),merr fuqinë e formës së prerë dhe kthehet në detyrim për të gjithë, nga votuesi i thjesht dhe deri të lideri i saj, kaq e thjeshtë ishte dhe mbetet kjo, por të cilën nuk e promovoj e as gëlltiti, zonja Osmani.
Ky është konteksti i deklaratës së z.Veliu dhe nocionet ; e madhe, e gjerë në gjuhën alegorike dhe synimin metaforik, dhe të cilat keqpërdorën nga kundërshtarët e LDK-së dhe Rugovizmit gjithandej.
Një gjë shihet dhe dihet botërisht; ata të cilët atakohen nga kundërshtarët tanë politik dhe jo vetëm, sikur z.Veliu në këtë rast, janë forca dhe energjia jonë, janë asete dhe vlera jonë sublime.