Slogani i listës së Vjosa Osmanit “Guxo” me frymën e rilindësve tremb Milazim Krasniqin dhe shumë kundërshtarë tjerë politik!

Opinione

Slogani i listës së Vjosa Osmanit “Guxo” me frymën e rilindësve tremb Milazim Krasniqin dhe shumë kundërshtarë tjerë politik!

Luan –Asllan Dibrani Nga Luan –Asllan Dibrani Më 5 janar 2021 Në ora: 20:54
Vjosa Osmani

Ish imami-profesor në Fakultetin Filologjik Milazim Kasniqi , përkrahës i PDK-së, se të birit Memli Krasniqit ,me të pa drejt mundohet të elaburojë negativisht sloganin e listës së Vjosa Osmanit “Guxo”!

Ky njeri është i një familje sahan lëpirës, duke nxitur,ndikuar dhe imponuar me qindra të rinj në rrugën e pa kthim drejt Sirisë. Ky është profesori bashkë me Shefqet Krasniqin indoktrinuan me mijëra të rinj qe dhanë jetën në luftërat e huaj dhe lanë eshtrat atje që su kthyen ma kurrë. Me qindra motra tona mbeten vejusha e me mijëra fëmijë jetim.

Hoxhe –imam-profesori Milazim Krasniqi me paratë tona i ka ndërpre ligjëratat studentëve tanë për t’i zbatuar ritet e fesë islame në fakultet, gjë qe ka irrituar rininë studentore me sjelljet e tilla!

Mirëpo në lidhje me sloganin e Vjosa Osmanit kanë reaguar edhe nga partia e PDK-së, LDK-së etj, duke u shprehur që është marrë nga partia e tyre ky slogan që ata e kanë publikuar në vitin 2004!!!

Sipas kësaj po del i biri i Milazim Krasniqit këtë logo e paska vjedhur shkrimtari Ndre Mjeda. Nëse slogani “Guxo” do ishte e kësaj partie atëherë asnjëherë nuk e kemi dëgjuar, as nuk është pa se paku ne fushatat zgjedhore.

Prandaj, Vjosa Osmanin e përgëzojmë qe ka një vizion Kombëtar, po edhe frymëzim nga rilindësit tanë.

Milazim Krasniqi ka reaguar edhe pasi u.d se presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova nga i cili rast akuzon dhe shton si me poshtë ja citat i tij!

“Homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, e jo si nderim historisë, lirisë e njerëzve të gjallë të kësaj shoqërie, na kanë sjellë në këtë derexhe. Duke kërkuar unitet te të vdekurit e duke ndezur zjarrin e përçarjes ndër të gjallët, nuk ecet përpara”, ka shkruar Krasniqi.

Këto vlerësime apo fyerje qe i bëhen zonjës Osmani nga Milazim Krasniqi, LDK-ja, PDK-ja etj, nga sot vetëm e përforcojnë partinë si forcë në vete e Vjosa Osmanit, kur shihen hapur se janë vlerësime dhe kundërshtime të jete primitive dhe të ulëta pa krip. As kush ma nuk u beson.

Vjosa Osmanit i urojme mbarësi dhe suksese me partinë e saj “Guxo”. Guximi i saj me sloganin “Guxo” do t’i gjejë guximtarët qe ta përkrahin deri në fitore dhe të përmbyset një politikë mbi 20 vjeçare,shterpë nga të korruptuarit, hajnat dhe abuzuesit e Lirisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat