Qesharake, Enver Hoxhaj i klanit “Pronto” flet për “qeverisje të mirë me PDK”

Opinione

Qesharake, Enver Hoxhaj i klanit “Pronto” flet për “qeverisje të mirë me PDK”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 janar 2021 Në ora: 12:09
Enver Hoxhaj

Gati sa nuk mu mbushën sytë me lot, derisa dëgjoja Enver Hoxhaj duke folur për "dinamikën në qeveri" nëse fiton PDK, u ndala dhe mendova: a është ajo PDK e klanit “Pronto”, ajo PDK që ka e mbjell krimin, korrupsionin, nepotizmin, ajo PDK që ka shit arin e tokës për 1 euro, ajo PDK që ka kapur drejtësinë, ka shkatërruar arsimin, shëndetësinë etj, apo është ndonjë PDK tjetër.

Por, papritmas kujtova se edhe vet Enver Hoxhaj ka qenë pjesë e asaj qeverie, besa ministër i Arsimit, dhe dallaveret me tenderë.

Baci Enver, sado që arsimin e ke shkatërrua sa ishe ministër, megjithatë dimë me dallua të bardhën nga e zeza.

Fasadat më nuk pranohen nga qytetarët e Kosovës, të cilët nuk harrojnë kollaj për të gjitha të këqijat që u ka bërë qeverisja e PDK.

Janë po të njëjtit njerëz, dhe sikurse thonte një filozof “është naive të presësh rezultat të ndryshëm nga njerëz të njëjtë, dhe mënyra të njëjta”.

PDK nuk ka ndryshuar asgjë, janë po të njëjtët figura që kanë kapur shtetin, në mesin e tyre edhe vet Enver Hoxhaj. Enveri, herë ministër i arsimit, pastaj zv. kryeministër, ministër i jashtëm etj, në asnjërën nuk ka treguar rezultate të mira.

Sa ishte ministër i arsimit u përfol për afera me tenderë, sa ishte ministër i jashtëm u akuzua se favorizoi vëllain e tij në marrjen e një tenderi etj, me pak fjalë është pjesë e sistemit të kalbur.

Enver Hoxhaj është po i njëjti njeri që pas luftës krahun e luftës, përkatësisht PDK e paraqiste si rrezik, që nëse vjen në pushtet “do të kërkoj azil në Beograd”, tani i njëjti njeri është pjesë e PDK duke mbrojtur me fanatizëm ish kreun e saj që ndodhët në Hagë.

Enver Hoxhaj, është labil, njeri që i përshtatet situatës, aktualiteti për të përfituar maksimumin, që gjë ia ka arritur deri tani. Mirëpo, duhet t’i kujtoj Enver Hoxhajt se qytetarët më nuk besojnë në mashtrime, njerëzit nuk janë aq naivë sa mendon z.Hoxhaj, që t’i mashtrojë me të njëjtat përralla.

Por, ardhja e Enver Hoxhajt në krye të PDK duket se është pasojë e miqësisë së tij me Hashim Thaçin, i cili ka akoma ndikim të madh në strukturat e PDK.

Enver Hoxhaj di të bëj fjalime të bukura, besa edhe flet qetë për tu dukur i zgjuar, mbase edhe është i ditur, por parimore nuk është.

Mbi të gjitha nuk është njeriu që i nevojitet Kosovës, meqenëse është i sprovuar, me rezultatet e tija për tu harruar. Enveri, dhe komplet PDK, janë fajtorë për gjendjen aktuale në vend, për mbi 200.000 njerëz që na kanë ikur nga vendi, me shëndetësinë përtokë dhe arsimin skandaloz. Andaj, para se të dalësh në konferencë, shikoje vetën në pasqyrë, shihe kush je, dhe mos harro se qytetarët të njohin, baci Enver.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat