A po ndodh diferencimi ideopolitik brenda LDK-së, sikur ai në ish - Lidhjen e Komunistave të Kosovës?!

Opinione

A po ndodh diferencimi ideopolitik brenda LDK-së, sikur ai në ish - Lidhjen e Komunistave të Kosovës?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 6 janar 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Kur dikush nuk iu përmbehet qëndrimeve të partisë, pa marr parasysh arsyen apo shkakun, “është armik i partisë dhe i popullit “prandaj, duhet të vijë deri te diferencimi ideopolitik sepse, po sillen si “iridentë” partiake ashtu sikur i quante regjimi ish-serbo jugosllav në vitin 1981 demonstruesit shqiptar pasi ata po kërkojnë shkëputje nga Jugosllavi-Serbia.

Ishte lëvizje për çlirim dhë vetëvendosje. Sot, brenda LDK-së, varësishtë si reflektohet por, lideri i partisë dhë rrethi vicioz i tij, “nuk guxojnë” të vihen në pikëpyetje qëndrimi i tyre në parti e pushtet prandaj, po “rrezikohet shteti i Kosovës dhe ardhmëria e tij”. Kështu mendojnë ata.

Pra, si parti e Dr.Ibrahim Rugoves, të gjithë duhet ta theksojmë se duhet t’i qëndrojmë besnik. E tani, besnikëria ndaj liderit historik të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dallojnë në mendime nga prizma se si i shikojnë ata që momentalishtë janë në krye të saj dhe koponentëve me mendime që pretendojnë se, ka nevojë për ndryshime duke filluar nga kryesia e saj, por, edhe korigjimi i fillozofisë politike e cila, nuk përkonë me atë të liderit të saj historik, Ibrahim Rugova.

A kanë ndodhë linqimet e kuadrove dhe anëtarësisë partiake e cila lufton për ide të reja të cilat, sa po duket, këto tentim reformimesh, ua paska qartë strofullin dhe rrjetin e krimit, korrupsionit, nepotizmit dhe, pasurimit të jashtëligjëshëm përmes tenderëve dhe, rrjetit të kupollës shtetërore të cilat i kontrollojnë dhe i shpërndajnë sipas nevojave të tyre që, duke i afruar njerëzitë e afërt përmes korrupsionit, duke i kapur prokurorët, gjykatësit dhe organet ndjekse, t’ua humbin tragun këtyre dukurive.

Rrëzimi i Qeverisë Kurti, injorimi i brezit të rinjë i gatshëm të fillojë ndryshimin dhe ballafaqimin me të vertetën, e solli në siklet garden e vjetër të zhytur në dukuritë më të dëmshme të cilat e kanë penguar zhvillimin, demokratik, ekonomik dhë politik të Kosovës, posaqërishtë në marrëdhëniet ndërkombëtare kur është në pyetje afirmimi, prezentimi dhe përfaqësimi i Kosovës karshi miqve tanë por, edhe të atyre shtetëve të cilat, ende hezitojnë të na njohin, pasi, diplomacia e Serbisë ishte jo vetëm aktive por edhe agresive duke u marrë me propagandën e saj në disa shtete më të vogla duke i korruptuar ato të cilat ndikojë që t’i tërhjekin njohjet, karshi një diplomacie kosovare inegzistente dhe, duke na imponuar dhe kushtëzue bisedimet edhe pse shtet agresor, me dinakëri depërtojë ta luajë rolin e viktimës.

Takimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, që u quajt “ historik” sepse u realizua në Shtëpinë e Bardhë në prezencën e Presidentit Trump, i cili, e keqpëdori momentin e bisedimëve të këtyre dy shtetëve për të arritë marrëveshje “ historike” e që na u kthye si bumerang mu për atë se, në LDK, edhe pse u arritë marrëveshja për koalicion, nuk mbijetojë sepse, kuadrat e reja më vizion të rinjë dhe në interes të shtetit, sikur ishte zonja Osmani, nuk u pajtua me një qëndrim të atyre që iu frikësuan humbjes jo vetëm të pushtetit por edhe të kontrollit mbi partinë, i filluan ndërskamcat për rrëzimin e qeverisë Kurti dhë njëherit largimit të kundërshtarve politik nga partia një nga një sepse, “ qëllimi i tyre, na qenka që të shkatërrohet partia”, prandaj, partia duhet të veprojë urgjentishtë dhe në mënyrë të pamëshirshme. Ashtu edhe ndodhi, po ndodhë dhe do të ndodhë derisa, ata të guximshmit vendosin të guxojnë që, nëse ia don të mirën partisë, ta reformojnë dhe ta rinojnë me gjenerata të reja që e përkrahin fillozofinë apo, siç e quajnë shpesh, frymën, rugoviane, t’ua mundësohet që të udhëheqin me partinë dhe të jetë një infuzion i fuqishëm politik drejtë ndryshimëve të reja politike. Nëse të rinjët e LDK-së e lëshojnë këtë rast, do ta bartin pëgjegjesinë të cilët do ta vërejnë kur të këndellën.

Jam shumë i bindur se, brenda LDK-së, ka njerzë të aftë, të ndershëm, dhe vizionar. Ata, duhet t’i bashkohen fillozofisë së re të cilën e fillojë zonja Osmani në mënyrë transparente, të guximshne dhe të vendosur se, LDK-ja, duhet ndryshuar në, fillozofi, në politikë dhe, posaqërishtë, në përzgjedhjën e udhëheqjes së re sepse, kjo parti, duke u bërë patericë e PDK-së dhe e varur nga ish-PAN-i, që i ndodhi shumë herë edhe pse patë marrë qëndrim “ të prerë për vija të kuqe”, nuk iu përmbajten ndërsa nga frika e zbulimit të keqpërdorimëve që nuk do të zgjatë shumë me ardhjen në pushtet të atyre që do t’i zgjedhë populli, të pakorruptuar, të ndershëm e të pa shantzhuar, do të dalin në horizont, të cilët edhe do të ballafaqohen me drejtësinë.

Sa duket, arsyet qëndrojnë te keqëpërdorimet, abuzimet qoftë edhe krimet.

Tani, LDK, është, para aktit historik të, mbijetimit, të ristrukturimit apo, ajo më e keqje, të shkatërrimit.

Nëse LDK, nuk respekton diversitetin dhe disponimin real e jo të kontrolluar nga lideri dhe rrethi i tij i ngushtë i cili është i paluhatshëm t’i mbronë qëndrimet dhe veprimet e tij, edhe po qe se dëmtohet partia, atëhere, LDK do të pësojë rënie të cilës, duke e patur parasyshë rolin e saj politik e historik në shtetëformimin e Kosovës, do të jetë humbje e madhe jo vetëm për partinë por, në përgjithësi për shoqërinë e Kosovës.

Nuk është në pyetje këtu, përkrahja e individit. Është në pyetje, ardhmëria e cila, me metoda të vjetëruara, nuk mund të ecët përpara.

Prandaj, të gjitha partitë politike, nëse mendojnë të garojnë dhe të fitojnë, që të gjitha, duhet ta ndërtojnë kursin, ideologjinë veprimin dhë angazhimin e tyre për shtet e jo për pushtet.

Oligarkëve dhe diktatorëve, sikur në sistemet moniste, iu ka interesuar që politika varfëruese sikur e kryediktatorit Enver Hoxha, sipas të cilit, sa ma i varfur të jetë populli,aq ma shumë të do, se të shikon në dritë të syrit për kafshatën e gojës( Prof. Dr. Eshref Ymeri, dy fjalë pas leximit të një analize, Bota sot).

Qe 20 vite të pushtetit të disa partive politike, kjo filozofi iu ka konvenuar më shumë prandaj, edhe fluksi i largimit të rinjëve nga atdheu ka qenë në rritje enorme.

Shtrohet pyetja e thjeshte se, a do t’i votojë populli ata të njejtit të cilet ua zgjodhën këtë fatkeqësi?! Besojë kësaj radhe jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat