lot një rol shumë negativ, për zhvillimet demokratike, ekonomike dhe politike të një vendi. Oligarkia dëmton kryesisht shtresën e mesme dhe studentët, të rinjtë, familjarët e tyre duke i varfëruar dhe mos pasur mundësi të investojnë për studimin në universitete në dy nivelet.
Me ardhjen në pushtet të “Rilindjes së Edi Ramës” një prej gjoja “reformave madhore” ishte reforma në Universitete, në arësimin e lartë.
-Në realitet në këta 8 vite, studentët u vafëruan ekonomikisht.
-U rritën tarifat e studimit.
-Universiteti kushton më lirë jashtë vendit, në Europë se në Shqipëri për të vazhduar studimet.
-U përkeqësuan kushtet e studimit dhe të mësimdhënies, pa loboratore dhe teknologji të re bashkëkohore.
-Kërkimi shkencor nga studentët dhe pedagogët mori një “godijte” të rëndë.
-Prindërit e studentëve u varfëruan nga papunësia dhe vartëria që ka pllakosur shumë familje shqiptare.
-Shumë student nuk janë në gjendje të vazhdojnë studimet në nivelin e II-të Master, as që bëhet fjalë për Doktoraturën që kushton mbi 500.000 lekë të reja.
-Situata psikologjike e të rinjve universitarë në Shqipëri është gri, depresive, e pa shpresë.
-Edi Rama dhe Rilindja, kanë prioritet 10 Oligarkët dhe aksionet e tyre dhe nuk ia “vunë veshin” as prostestave të studentëve në vitin 2018!?
-Shto këtu edhe situatën e jashtëzakonshme dhe mësimin në Universitet on-line, pa laboratore dhe praktika.
-Gjëndja e studentëve shqiptarë, të varfër dhe të pashpresë është shumë e rëndë.
Prandaj qeveria e ardhshme me Kryeministët Lulzim Bashën ka një mision shumë të vështirë por jo të pa arritshëm.
Rritjen e besimit për të ardhmen për të rinjtë që duan të studjojnë në Universitetet shqiptare dhe mbështetje financiare dhe sociale të kësaj shtrese që është e ardhmja e vendit.
Zoti Basha këta ditë po takon dhe bisedon sinqerisht me studentët dhe të rinjtë për të krijuar besim dhe për të dëgjuar nga afër pretendimet e tyre për studimin në Universitete.
Në një takim me studentët Lulzim basha deklaroi:”Prioriteti im jeni ju të rinjtë, jo 10 oligarkët! Në qeverinë time do të zerojmë tarifat e studimit për 90% të studentëve”!
Të rinjtë, studentë dhe biznesmenët e ndershëm shqiptarë mund ta ndryshojnë këtë situatë dhe jo “10 OLIGARKËT E EDI RAMËS” dhe qeverisë së tij!