Gjykatat në Kosovë, me një fjalë drejtësia në Kosovë është e kapur, kjo s’ka më asnjë dyshim.
Baza e shtetit është drejtësia, sistemi i pavarur i drejtësisë, sistem që fatkeqësisht tek ne është i kapur nga politika.
Politika është ajo që dikton vendime, politika është ajo që vendimet e saj i kthen shpesh në favor të saj.
Së fundi, Gjykata Kushtetuese mori vendim për të shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, përmes kësaj edhe qeveria Hoti doli të ishte e joligjshme.
Brenda këtij vendimi ka shumë paqartësi, shumë interpretime të gabueshme, dhe mbi të gjitha vendime krejtësisht jashtë kompetencave të gjykatës. Gjykata duhet të jep vendime vetëm që janë nën kompetencat e saj juridike, jo politike, si në rastin konkret. Nuk mundet gjykata me leju dikë mos me kandidu për deputet, por e lejon për kryeminstër, pra, dikush nuk paska të drejtë me u zgjedh nga populli, por nga deputetët, non sens i llojit të tij.
Në anën tjetër, gjykata e shpall të pavlefshme qeverinë Hoti, pro vendimet e saj thotë se vlejnë, absurd tjetër. Nëse vendimet e saj vlejnë, si mundet të quhet e paligjshme qeveria, kjo s’ka logjikë.
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sikur ta ketë shkruar ndonjë fëmijë, me logjikë përtoke dhe krejtësisht pa sens. Gabimin më të madh që e ka bërë Gjykata Kushtetuese, ka qenë se ka tejkaluar kompetencat e saj, pra është munduar të ndikojë politikisht në vendimet e saj, gjë që nuk i përket.
Në anën tjetër, në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese bazohet në ligje, jo në Kushtetutë, duke rrëzuar kështu rendin kushtetues në vend, veprim skandaloz i llojit të saj.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me terma shpesh absurd, vetëm sa ka ndërlikuar më shumë punët se sa ka zgjidhur. Pasojat e vendimit të saj do të shihen pas zgjedhjeve, ku secila parti ka të drejtë të gjejë ndonjë interpretim nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, për të kundërshtuar zgjedhjen e një qeverie, një deputeti apo të tillave.
Duke parë këto zhvillime, ngërçin që mund të krijohet si rrjedhojë e veprimeve të Gjykatës Kushtetuese, vendi mund të futet në cikël të dërgimit të rasteve në gjykatë, me vendime asburde, të cilat nuk i ndihmojnë vendit. Pra, është koha që duke filluar nga Gjykata Kushtetuese, të shihet se kush është gjyqtar, lidhjet e tyre me politikën, përgaditjen profesione etj, për të pastruar sistemin e drejtësisë, që është shumë i nevojshëm.
Po e theksoj prapë, nuk është nën juridiksionin e gjykatës për të dhënë vendime politike, thjeshtë për të intepretuar një vendim se a është në lidhje me kushtetutën, kaq është puna e saj. Jo të bëjë përshkrime, definicione, që nuk i takojnë.