Të pa dëgjuara!

Opinione

Të pa dëgjuara!

Nga: Prof. Dr. Izet Zeqiri Më: 11 janar 2021 Në ora: 08:34
Izet Zeqiri

Latif Zeqiri lindi me 5 tetor 1959 në fshati Kaçanoll të Mitrovicës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmën gjimnazin matematikor në Mitrovicë. Gjimnazin e kreu për tre vite, pasi ishte nxënës me të gjitha pese. Regjistroi Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë me numër të indeksit 193/81. Po në këtë vit i erdhi thirrja për në shërbimin ushtarak. Ushtar shkoi me 1 tetor 1981, në Banjallukë të Bosnjes dhe Hercegovinës. Babë Mehmeti dhe nënë Hanifja në jetë sollën dymbëdhjetë fëmijë, shtatë djem e pesë vajza. Latifi ishte më i vogli fëmijë i prindërve Mehmetit dhe Hanifës. Sot kjo familje ka shtatë doktorë shkence nga një fshat i thellë malor.Pata një takim me profesor doktor Hakif Zeqirin, vëlla i ushtarit të vrarë.

Ndonëse kishin kaluar 38 vjet nga kthimi në arkivol i Latifit, vëlla Hakifi mbante dhembje të madhe qe ajo plagë e madhe qe ishte hapur në zemren e tij do ta përcjellte deri në amshim.

Image
Latif Zeqiri

E kisha shumë vështirë ta filloja bisedën për atë dhembje të madhe, por takimin me professor Hakifin e kishim lënë mu për këtë temë. Rrëfimin e hapi profesor Hakifi, me atë dhembjen e mallin prej vëllau: Latifi ka qenë vëllai ynë më i vogli. Kur i erdhi thirrja për shërbim ushtarak u mërzitëm të gjithë. Ishte shumë i ri dhe frikoheshim mos po i ndodhë ndonjë e keqe se po atë vit filloi cikli i vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në armatën jugosllave. E kam thënë edhe më heret po e përsëris edhe tani, thotë profesor Hakif Zeqiri, se apeli i Fadil Hoxhes drejtuar Armatës jugosllave në vitin 1981, kur shpëthyen Demonstratat në Kosovë, ai atëbotë iu pati drejtuar eprorëve ushtarak jugosllav me këto fjalë: “ Të keni kujdes t’i shtërgoni dhe t’i mbani nën kontrollë ushtarët shqiptarë në APJ, se ua infektojnë ushtrinë me nacionalizëm dhe iredentizëm si këtu në Kosovë”. Apeli i udhëhqësit kosovar sikur iu hap drita e gjelber eprorëve shovenë serbë të na i kthejnë djemtë tanë në arkivol. Vëllai im Latifi erdhi në pushime në shtëpi dy muaj para se ta përfundonte shërbimin ushtarak. E pyeta se si po e kalon me shokë e me oficer. Latifi mu përgjigj se me shok nukkam telashe, por me një major sllavo-maqedon kam pasur. Një ditë ky officer më gjeti duke lexuar një libër të matematikës të autorit Boris Apsen. Më tha, çfarë po lexon ti këtu. I thash se sapo ta kryej shërbimin ushtarak do ta vazhdoj Fakultetin në Universitet. Ti duhesh me ba ushtrime këtu në ushtri se ju shqiptarët nuk jeni për shkollë.KY officer ka një urrejtje të madhe ndaj meje dhe shqiptarëve, E këshillova thotë vëlla Hakifi, ti ruhet provokimeve të eprorëve t’i ruhet të papriturave se nuk të kanë mbetur shumë e do ta kryesh shërbimin.Pasi u kthye në kazermë nga pushimet na erdhi lajmi se Latifi paska humbur jetën në një fatkeqësi (aksident) me një trasporter duke u kthyer nga ushtarake është rrokullisur dhe ka gjetë vdekjen.

Në atë transporter kishte pasur plot ushtar tjerë por vetëm Latifi gjeti vdekjen. U nisem thotë Hakifi me dajen Ahmet Salihun dhe nipin Shaban Salihun për në Banjalluk. Atje na pritën officerët dhe na dërguan në morg për ta pare kufomën. Ia pam vetëm fytyren dhe nuk shiheshin shenja plage. NJë ushtarë shqiptar që ishte nga Struga, më tha ngadal, kur ta kryej shërbimin ushtarak do të vi në shtëpinë e juaj do të tregoj të vërtetën për Latifin. Ai djalosh nga Struga nuk erdhi kurrë dhe nuk arritëm t’ia mësojmë emrin.

Kur e sollën në arkivol në shtëpi deshëm ta hapim arkivolin e blombuar të mësojmë për të vërtetën, por nuk na lejuen eproret ta hapim arkivolin. Në varrim morën pjesë një numër i madh i ushtarëve nga kazerma e Mitrovicës. Vdekja e Latifit mbeti enigma sot e atë ditë se në çfarë rrethanash humbi jetën.

Profesor Hakifi thotë se nëna jonë Hanifja bëri shumë gajret. Ajo ishte bija e Xhemë Lanit i cili u vra më 1948 në Samadrexhë të Vushtrrisë. Xhema ishte bashkëluftar i Ukshin Kovaçicës dhe Bislim Bajgorës. Krahas dhembjes që kishte ajo mbante edhe krenari që ishte bija e një luftëtari që ishte në zë Xhemë Lani. Deri vonë varri i Xhemë Lanit nuk dihej se ku e kishin tretur trupin e tij të vrarë. Varri i tij u zbulua tek në vitin 1993.

Në vitin 2018 Presidenti i Kosovës, Latif M Zeqirin e shpalli DËSHMORË I Kombit.

LETËR PËRTEJ VARRIT

(Axhit tim të dashur, Latif Zeqiri, të vrarë nga dora barbare serbe 38 vjet më parë)

I dashuri axhi im,

ikin po malli dhe kujtimi për ty sa vijnë e shtohen. Kujtimet na kthejnë 38 vjet prapa, atëherë kur isha vetëm dhjetëvjeçar, unë i vogëli i juaj siç më quaje, pra atëherë kur më dhuroje libra, lapsa e fletore për t’i kryer detyrat që i merrnim në shkollë. Që atëherë kur shkove në atë ushtri të mallkuar, ushtri që kurrë nuk ishte e jona, nga e cila u ktheve në arkivol, në ndërdijen time u krijua bindja se të kam mbetur borxh për t’i kthyer letrat që na dërgoje, por isha fëmijë, dhe atëherë se çfarë ishin detyrat e fëmijëve e ke ditur edhe vet, andaj sot vendosa të të shkruaj, 38 vjet pas vrasjes tuaj nga dora kriminale e armikut tonë shekullor dhe atë me titullin “Letër përtej varrit” sepse ti nuk je në varr, je diku përtej varrit, emri i juaj jeton, është bërë i pavdekshëm.

Axhi im i dashur,

E mbaj mend mirë pamjen tuaj engjëllore. E di se Ti shkollën fillore dhe gjimnazin i mbarove para kohe dhe shkove ushtar. E di se të përcollëm me lot në sy, por gjenim ngushëllim me atë thënien se “djali bëhet burrë vetëm pasi ta mbarojë ushtrinë”, e tash vonë e kuptova se kjo thënie paska patur tjetër kuptim “djali bëhet burrë vetëm nëse kthehet gjallë nga ajo ushtri e mallkuar”, e fatkeqësisht fati i keq të përcolli edhe ty sikur edhe shumë shokë të tjerë shqiptarë, nuk u ktheve gjallë, u ktheve në arkivol.

me mall i pritnim letrat tuaja. Oh, sa na sillnin kënaqësi kur mësonim se je mirë me shëndet, por gjithnjë në zemër na therte diçka, parandienim se pamja jote, zgjuarsia dhe dashuria e jote për vendin, për Kosovën, për kombin mund ta pengonte dikë. Këtë e ndjenim bazuar në këshillat tuaja dhe veprimet tuaja të atdhedashurisë, të cilat i shprehje në ndeja, në biseda, me bashkëmoshatarët dhe mysafirët që ishin të shumtë në odën tonë. Dhe ashtu doli, kriminelët ta ndërprenë rrugën e jetës, rrugën e dijes, të vetëdijshëm se fjalët tuaja do të bëhen fanar ndriçimi për brezat e rinj se si duhet dashur atdheun, se si duhet flijuar për liri.

po, nuk ka dilemë se kriminelët e kanë ditur se kthimi yt në Kosovë do të jetë pushkë kundër tyre, do të bëhet vullkan shpërthimi kundër të keqes që u sillnin ata shqiptarëve.

E more axhi im i dashur,

Më kujtohet fort mirë kur erdhe për herë të fundit në pushim për t’i blerë rrobat civile, pasi ishe afër përfundimit të shërbimit. Sa me gëzim e prisnim atë ditë! Por, ti sikur ke patur parandjenja të këqija, andaj pushimin e shfrytëzove të çmallesh jo vetëm me familjen, nënën, vëllezërit, motrat por edhe me bashkëfshatarët. Drekove te plaku më i vjetër i katundit, Man Uka, e takove Hoxhën Sejdi Begun, shokën tënd të klasës, Fadil S. Begun, takove ish mësuesit tuaj dhe shumë të tjerë gjithandej fshatit. Asnjëherë nuk na ke treguar se çfarë ke biseduar me ta, por, më vonë, pas vrasjes tënde kemi kuptuar se e gjithë biseda ka qenë për atdhedashurinë, për vuajtjen e bashkëmoshatarëve tuaj shqiptarë në ish ushtrinë serbosllave, për nevojën e luftimit të armiku shekullor.

Shumë i dashuri axhi im,

Pa tjetër më duhet të të rikujtojë ditën më të zymtë për familjen tonë, ditën kur morëm lajmin se ti e ke humbur jetën “tragjikisht” në atë ushtri të mallkuar. Kjo ishte rrena e atij pushteti të ndyrë, e asaj ushtrie kriminale që e kishin përjetuar edhe shumë familje të tjera në Kosovë sepse, ti dhe shokët tuaj që u kthyen në arkivole gjithandej Kosovës nuk e humbën jetën tragjikisht po u vranë nga dora barbare serbe.

Sa trishtuese ishte dita e varrimit tuaj i dashur axhi! Të gjithë bashkëfshatarët dhe shokët tuaj të shkollës me lot në sy rënkonin pranë arkivolit tuaj të blinduar, të cilin kriminelët serbë, një njësitë ushtarak që e solli nuk na lanë ta hapim, nuk na lanë ta shohim as kufomën tuaj. Tani më rrinë parasysh ata ushtarë në uniforma të ish Jugosllavisë që ishin ndarë në një anë nga grupi i pjesëmarrësve në varrim dhe zgërdhiheshin sikur hienat pranë viktimës së tyre. Aty, sigurisht më janë kujtuar vargjet e Migjenit “Oh sikur ta kisha një grusht të fortë”...

Axhi Latif,

Gjithsesi duhet të njoftoj se fjalët tuaja për atdhedashurinë, për ta luftuar armikun u jetësuan në vitin 1998-1999. Është viti kur u bë lufta për çlirimin e Kosovës nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilën e ëndërroje aq shumë. E di se, po të ishe gjallë do të ishe në grupin e shumë të rinjve të fshatit tonë do të kishe një rol me rëndësi për organizimin dhe luftimin e armikut. Aty ishin edhe shokët e klasës suaj si, Fadil. S. Begu, i cili më herët kishte kryer stërvitjet ushtarake në Shqipëri. Sa bukur dukeshin ata ushtarë me pushkë në dorë dhe emblemën e UÇK-së në kapelë. Me ta: Sabri Hazirin, Fahri Zeqirin, Emin Begun, Adem Begun, Blerim Zeqirin, Luan Zeqirin, Manush Hysenin, Naser Hysenin, Shaip Ademin, Armend Begun, Zenel Hysenin, Shukri Hysenin, Riad Begun, Sabedin Hazirin, Feriz I. Hysenin, Mexhit Hysenin, Vesel Ademin, Sherif Hysenin, Fehmi Ademin, Rasim Zeqirin, Mursel Zeqirin, Sabri Zeqirin, Driton Zeqirin, ishte edhe mësuesi Riza, të cilin e respektonin dhe e dëgjonim ashtu siç e kemi respektuar dhe dëgjuar në shkollë. (Kërkoj falje nëse kam harruar ta përmend ndonjë emër).

vetëm kaq, axhi im i dashur, me këta ushtarë ishte i gjithë fshati, kush me pushkë e kush me ndihma për ushtarët. Sikur të ishe, pranë vetes do t’i kishe edhe pleqtë e fshatit: Ilaz Hysenin, Ramadan Behramin, Fetah Behramin, të cilët ranë në mbrojtje të pragut të shtëpisë, përfshirë edhe minatorët Sadik Zeqirin, Elez Begun dhe shumë shokë tuaj si: Musa Begun, Jashar Behramin, Faruk Beqirin të cilët u vranë në vijën e parë të frontit, sot, që të gjithë dëshmorë të kombit.

E di se do të dhimbsen shumë edhe: Baci Litë (Halit Ademi) Fitim Begu, Isa Begu, Halla Mihane Hyseni, Zenel Begu, Salih Begu, Muharrem Haziri, Adem Haziri, Bajram Hyseni, Ramadan Hyseni, Rrhaman Hyseni, të cilët u vranë e masakruan nga dora kriminale e barbare serbe vetëm se ishin shqiptarë. Pra, fshati ynë u la me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, emrat e të cilëve janë skalitur nëpër lapidarë dhe rrezatojnë vetëm liri, vetëm dritë.

Shumë i dashuri axhi im Latif,

na shton mallin edhe më shumë për Ty, kjo na shton dëshirën që të kishim në mesin tonë e t’i bashkëngjitësh valles së lirisë, të jepje kontributin tuaj në ndërtimin e shtetit, ashtu siç janë duke dhënë ish moshatarët tuaj, po të tillë e kishe fatin, dora kriminale serbe ta ndërpreu rrugëtimin duke na lënë të gjithë neve të pikëlluar e të vazhdojmë të jetojmë me kujtimet më të mira për ty, me dashuri të pashuar deri në vdekje, gjithnjë krenarë që të patëm.

Pra, Ju nuk keni vdekur, Ju jetoni përherë në zemrat tona. Pusho i qetë në dheun e Kosovës

I vogëli i Juaj, Prof dr Izet Zeqiri

Ndryshe;

Latif Zeqiri lindi me 5 tetor 1959 në fshati Kaçanoll të Mitrovicës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmën gjimnazin matematikor në Mitrovicë. Gjimnazin e kreu për tre vite, pasi ishte nxënës me të gjitha pese. Regjistroi Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë me numër të indeksit 193/81. Po në këtë vit i erdhi thirrja për në shërbimin ushtarak. Ushtar shkoi me 1 tetor 1981, në Banjallukë të Bosnjes dhe Hercegovinës. Babë Mehmeti dhe nënë Hanifja në jetë sollën dymbëdhjetë fëmijë, shtatë djem e pesë vajza. Latifi ishte më i vogli fëmijë i prindërve Mehmetit dhe Hanifës. Sot kjo familje ka shtatë doktorë shkence nga një fshat i thellë malor.Pata një takim me profesor doktor Hakif Zeqirin, vëlla i ushtarit të vrarë.

Ndonëse kishin kaluar 38 vjet nga kthimi në arkivol i Latifit, vëlla Hakifi mbante dhembje të madhe qe ajo plagë e madhe qe ishte hapur në zemren e tij do ta përcjellte deri në amshim.

E kisha shumë vështirë ta filloja bisedën për atë dhembje të madhe, por takimin me professor Hakifin e kishim lënë mu për këtë temë. Rrëfimin e hapi profesor Hakifi, me atë dhembjen e mallin prej vëllau: Latifi ka qenë vëllai ynë më i vogli. Kur i erdhi thirrja për shërbim ushtarak u mërzitëm të gjithë. Ishte shumë i ri dhe frikoheshim mos po i ndodhë ndonjë e keqe se po atë vit filloi cikli i vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në armatën jugosllave. E kam thënë edhe më heret po e përsëris edhe tani, thotë profesor Hakif Zeqiri, se apeli i Fadil Hoxhes drejtuar Armatës jugosllave në vitin 1981, kur shpëthyen Demonstratat në Kosovë, ai atëbotë iu pati drejtuar eprorëve ushtarak jugosllav me këto fjalë: “ Të keni kujdes t’i shtërgoni dhe t’i mbani nën kontrollë ushtarët shqiptarë në APJ, se ua infektojnë ushtrinë me nacionalizëm dhe iredentizëm si këtu në Kosovë”. Apeli i udhëhqësit kosovar sikur iu hap drita e gjelber eprorëve shovenë serbë të na i kthejnë djemtë tanë në arkivol. Vëllai im Latifi erdhi në pushime në shtëpi dy muaj para se ta përfundonte shërbimin ushtarak. E pyeta se si po e kalon me shokë e me oficer. Latifi mu përgjigj se me shok nukkam telashe, por me një major sllavo-maqedon kam pasur. Një ditë ky officer më gjeti duke lexuar një libër të matematikës të autorit Boris Apsen. Më tha, çfarë po lexon ti këtu. I thash se sapo ta kryej shërbimin ushtarak do ta vazhdoj Fakultetin në Universitet. Ti duhesh me ba ushtrime këtu në ushtri se ju shqiptarët nuk jeni për shkollë.KY officer ka një urrejtje të madhe ndaj meje dhe shqiptarëve, E këshillova thotë vëlla Hakifi, ti ruhet provokimeve të eprorëve t’i ruhet të papriturave se nuk të kanë mbetur shumë e do ta kryesh shërbimin.Pasi u kthye në kazermë nga pushimet na erdhi lajmi se Latifi paska humbur jetën në një fatkeqësi (aksident) me një trasporter duke u kthyer nga ushtarake është rrokullisur dhe ka gjetë vdekjen.

Në atë transporter kishte pasur plot ushtar tjerë por vetëm Latifi gjeti vdekjen. U nisem thotë Hakifi me dajen Ahmet Salihun dhe nipin Shaban Salihun për në Banjalluk. Atje na pritën officerët dhe na dërguan në morg për ta pare kufomën. Ia pam vetëm fytyren dhe nuk shiheshin shenja plage. NJë ushtarë shqiptar që ishte nga Struga, më tha ngadal, kur ta kryej shërbimin ushtarak do të vi në shtëpinë e juaj do të tregoj të vërtetën për Latifin. Ai djalosh nga Struga nuk erdhi kurrë dhe nuk arritëm t’ia mësojmë emrin.

Kur e sollën në arkivol në shtëpi deshëm ta hapim arkivolin e blombuar të mësojmë për të vërtetën, por nuk na lejuen eproret ta hapim arkivolin. Në varrim morën pjesë një numër i madh i ushtarëve nga kazerma e Mitrovicës. Vdekja e Latifit mbeti enigma sot e atë ditë se në çfarë rrethanash humbi jetën.

Profesor Hakifi thotë se nëna jonë Hanifja bëri shumë gajret. Ajo ishte bija e Xhemë Lanit i cili u vra më 1948 në Samadrexhë të Vushtrrisë. Xhema ishte bashkëluftar i Ukshin Kovaçicës dhe Bislim Bajgorës. Krahas dhembjes që kishte ajo mbante edhe krenari që ishte bija e një luftëtari që ishte në zë Xhemë Lani. Deri vonë varri i Xhemë Lanit nuk dihej se ku e kishin tretur trupin e tij të vrarë. Varri i tij u zbulua tek në vitin 1993.

Në vitin 2018 Presidenti i Kosovës, Latif M Zeqirin e shpalli DËSHMORË I Kombit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat