Albin Kurti dhe Vetëvendosje nuk kanë nevojë për debate televizive që kanë për qëllim ta faktorizojnë PDK-në humbëse , apo LDK-në apo AAK-në, Apo NISMA, apo AKR-në.
Ata kandidatë për kryeministra nga cilado parti qofshin që kërkojnë ta joshin e provokojnë Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për të dalë në debate televizive, nuk janë gjë tjetër veçse lojëra mashtruese ndaj votuesve në Kosovë dhe ndaj popullit të Kosovës brenda dhe jashtë saj.
Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër nda PDK-ja, më datë 13 janar 2021 shpalosi planin e tij për qeverisje me slloganin “Rimëkëmbje për Kosovën”, dhe para mediave deklaroi se e fton Albin Kurtin në përballje me të në pesë debate televizive për pese tema të ndryshme.
Kjo ftesë naïve për debate dhe përballje televizive që Enver Hoxhaj nga PDK-ja ia bëri Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, përbën truk dhe karrem mashtrues ndaj Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, ndaj kësaj simbioze më të pastër të politikës së sotme në Kosovë.
Kjo ftesë nuk është gjë tjetër veçse përpjekje e kotë dhe dëshpëruese e Enver Hoxhaj dhe e PDK-së, për ta faktorizuar veten tani në fushatën para zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Kjo ftesë nuk është gjë tjetër veçse orvatje që Enver Hoxhaj dhe PDK-ja, synojnë që debatet televizive t’i shndërojnë në lavatriçe për larjen e mëkateve që PDK-ja dhe udhëheqësit e saj i kanë bërë ndaj popullit të Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi.
Për çfarë “Rimëkëmbje për Kosovën” flet Enver Hoxhaj kandidat i PDK-së për rkryeministër, kur mbi shpinën e PDK-së në 21 vitet e kaluara rëndojnë tërë ato akuza për vllavrasje politike për pushtet, për pasurim të paligjshëm, për korrupsion dhe për nepotizëm, që e katandisën dhe e varfëruan tejmase Kosovën, që ia humbën shpresat popullit dhe rinisë kosovare, e cila dita ditës po shpërngulet nga Kosova.
Për çfarë “Rimëkëmbje për Kosovën” flet Enver Hoxhaj, kur në 21 vitet e kaluara PDK-ja dhe udhëheqësit e saj u bënë milionerë të pasluftës, duke shkelur pamëshirshëm mbi amanetin e dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, dhe duke shkelur pamëshirshëm mbi tërë vktimat e pafajshme gjatë agresionit gjenocidal e vrasës të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99.
Për çfarë “Rimëkëmbje për Kosovën” flet Enver Hoxhaj, kur në dialogun Kosovë-Serbi Hashim Thaçi i PDK-së çdo hap e bëri në dëm të Kosovës, madje edhe duke e rrezikuar ndarjen Kosovës në favor të Serbisë.
Hashim Thaçi në dialogun Kosovë-Serbi shkoi sikur Kosova të jetë livadhi i tij personal dhe u mundua vetëm për interesa të tij personale.
Hashim Thaçi në dialogun Kosovë-Serbi shkoi pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e kryera në Kosovë në agresionin gjenocidal e vrasës në vitet 1998/99.
Pa i dënuar Serbia kriminelët serbë ushtarë, paramilitarë dhe policë, të cilët në Kosovë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshavve e gjinive.
Pa i dënuar Serbia kriminelët serbë që përdhunuan në mënyrën më makabëre 20 mijë nëna dhe motra tona shqiptare.
Pa e zbardhur Serbia fatin e 1650 shqiptarëve të të gjitha moshave e gjinive që i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë.
Pa e treguar Serbia vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë e të nasakruar në Kosovë dhe të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur gjurmët e krimit.
Pa i treguar serbia hekuranat ku janë djegur në mënyrën më mizore shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e djegur në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur gjurmët e krimit.
Pa iu caktuar serbisë reparacioni i dëmeve të agresionit gjenocidal e vrasës kur Serbia e bëri shkrumb e hi Kosovën.
Pa patur një konsensus të brendshëm politik në Kosovë dhe pa një platformë të miratuar në Parlamentin e Kosovës.
Hashim Thaçi në dialogun Kosovë-Serbi shkoi me një servilizëm të paparë ndaj Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse, pa i vënë asnjë kusht Serbisë kriminale e vrasëse.
Hashim Thaçi pati akuza të shumta përmes mediave për vllavrasje politike për pushtet, pasurim të paligjshëm, korrupsion dhe nepotizëm, por gjertani nuk e ka demantuar asnjërën prej tyre.
Hashim Thaçi në dialogun Kosovë-Serbi bëri pazare të pista me Serbinë edhe për ndarje të Kosovës, që e cënonte rëndë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Hashim Thaçi dhe PDK-ja përkundër mijëra e mijëra fakteve e dëshmive për krimet e Serbisë në Kosovë, nuk bënë asgjë që Serbia të paditet ndërkombëtarisht për krimet e kryera në Kosovë.
Po t’i analizojmë tërë këto dëme të sipërtheksuara që PDK-ja dhe Hashim Thaçi ia shkaktuan Kosovës në këto 21 vite në liri e pavarësi, rezulton qartë se Enver Hoxhaj dhe PDK-ja , veç mashtrimeve, nuk mund t’i ofrojnë asgjë të mirë Kosovës.
Votuesit e Kosovës sot nuk mund të mashtrohen lehtë, sepse i kanë ndje mbi shpinë pasojat e udhëheqjes hileqare të PDK-së, si edhe të LDK-së, të AAK-së, të NISMËS dhe të AKR-së, dhe se votuesit e Kosovës nuk do të lejojnë që sërish të mashtrohen duke ua dhënë votën këtyre partive mashtruese.
Albin Kurti nuk ka nevojë për debate televizive, sepse tërë jetën e ka kaluar duke e u përpjekur për të mirën e Kosovës, me organizimin e protestave kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe me burgosjen e tij nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Albin Kurti me themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje vazhdoi me rezistencën dhe protestat kundër kundër përpjekjeve hegjemoniste të Serbisë.
Albin Kurti vazhdoi rezistencën dhe protestat për forcimin e shtetit të Kosovës, për reformat në drejtësi.
Albin Kurti Vazhdoi rezistencën dhe protestat kundër pasurimit të paligjshëm, korrupsionit e nepotizmit në Kosovë, duke u ngazhuar gjithnjë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot janë dy shqiponjat shpresëdhënëse për Kosovën, dy kandidatët që duhet t’i votojë populli i Kosovës, që Kosova të shkojë drejt të ardhmes së lumtur.
Partitë e tjera kanë për qëllim vetëm interesat e tyre të ngushta, për të shpëtuar nga drejtësia për dëmet që ia shkaktuan Kosovës dhe për ta shpëtuar pasurimin e tyre të paligjshëm.