Përgjigje lidhur me takimin e datës 11 janar të Kryeministrit në detyrë, z.Avdullah Hoti,me përfaqësuesit nga Presheva e Bujanocëi, por mungonte përfaqësuesi nga Medvegja. Ditë më parë edhe kandidatit i PDK-ës për Kryeministër z.Enver Hoxhaj, publikoi 7 zotime të ashtuquajtura për Kosovën Lindore.
I kujtoj opinionit të gjerë se vetëm në fushatë zgjedhore kujtohet kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, dhe nga këto premtime nuk do të ketë asgjë, pasi nuk janë zbatuar e realizuar, si:
1.Rezoluta nga Kuvendi i Kosovës për Medvegjë, Bujanocë dhe Preshevë i miratuar, datë 06.06.2013,
2.Në Gjilan është hapur zyra, datë 30.12.2014, për Medvegjë, Bujanocë dhe Preshevë,
3.Në Kuvendin Komunal-Gjilan, është miratuar vendimi mbi formimin e Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë, datë 27.06. 2013,
4. Qeveria në detyrë, më datën 28.09.2020, pas një takimi sikur i ditës së sotit, u zotua se do themelon Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore,
Të gjithë më parë ishin premtime në fushata zgjedhore e zotime, por
5.Nuk janë ndarë ndihma e premtuar lidhur me Abetaret, Materniteti në Preshevë, etj.
Qeveria e Kosovës edhe në takimet të përbashkëta me qeverinë Shqiptare nuk kanë dhënë asnjë efekt përveçqë janë premtuar të ndahen nga 50 mijë euro, e të cilat nuk dihet nëse janë ndarë.
Po ashtu, Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk janë përcaktuar saktë për Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, për luftën dhe sakrificën e UÇPMB-ës, për Marrëveshjen e Konçulit, për heqjen e Lapidarit të UÇPMB-ës, për pasivizimin e adresave, diskriminimin e vazhdueshëm etj.
Dhe
Republika e Kosovës nuk kanë asnjë platformë e asnjë strategji për ta shtruar e ngritur në nivele e instanca të BE-ës dhe mekanizma të OKB-së.
Për dy dekada të gjitha qeveritë e udhëhequra nga subjektet politike PDK-LDK-AAK, asgjë s`kanë ndihmuar Kosovën Lindore, përkundrazi kanë krijuar konfuzion në mesin e qytetarëve të kësaj krahine edhe në instanca e nivele të jashtme.
Kryeministri në detyrë, z.Avdullah Hoti, dhe kandidati për kryeministër nga PDK-ja z.Enver Hoxhaj, por edhe ish-Kryeministri z.Ramush Haradinaj, me asgjë nuk e kanë ndihmuar Preshevën, Bujanocëin e Medvegjën.
Vetëm ish-Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti, ka ndarë 500 mijë euro ndihmë dedikuar për Medvegjë, Bujanocë e Preshevë janë, ku për dy dekada Shqipëria dhe Kosova bashkë nuk i kanë ndarë këto mjete. E vetmja shpresë është jo vetëm për Kosovën por edhe për Medvegjë, Bujanocë dhe Preshevë.
*Autori, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanocë dhe Preshevë, por edhe punime të publikuara, për diskriminim, pasivizimin e adresave, formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë, ka trajtuar e propozuar, si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, regjistrimin e popullatës, inicimin që të miratohet një rezolut, ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeveritë, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.