Zgjedhjet në Kosovë.
Tashti ka filluar fushata zgjedhore në Kosovë dhe partitë politike nën ethet për votën e lirë të sovranit,mendojnë për (koalicionet) e mundshme,ndërsa për opsionet e opozitës si segment i jetës demokratike,që,sipas teorisë së demokracisë,ajo nuk e lërë të fle pozitën në pushtet,kësaj radhe as që bëhet fjalë(!).
Institucionit parlamentar (Kuvendit të Kosovës)i duhet pozitë dhe opozitë e fortë demokratike,që,bashkarisht përmes luftës së ideve dhe të koncepteve programore,shtetin e Kosovës të çojnë përpara...!
Në këto zgjedhje parlamentare,mendoni dhe mos harroni për opozitën në këndin tjetër opozitar të shtetndërtimit të Kosovës...!
Na duhet opozita e fortë parlamentare,që mos të lërë të fle pozita në pushtet dhe për pushtetin...!